Pezullohet ligji i Vetting-ut, Gjykata Kushtetuese nuk ndikohet nga presioni i ambasadës amerikane

Postuar në 25 Tetor, 2016 13:37

Qeveria nuk do të marrë brenda këtij mandati frytet e reformës në drejtësi, të paktën për pastrimin e trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Përkundër objektivave të ambasadës amerikane që ligji të niste menjëherë zbatimin, ky proces duket se do të marrë shumë kohë derisa të prodhojë efektet e para.
Kjo pasi Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin e “Vetting”-ut, pas kërkesës së Partisë Demokratike, që e cilëson ligjin si antikushtetues, pasi i jep qeverisë kontrollin politik mbi organet që do të vendosin për pastërtinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Burime thanë se Gjykata Kushtetuese do të ndjekë të njëjtën rrugë që veproi me ligjin e pronave. Ajo do ta dërgojë ligjin e Vetting-ut në Komisionin e Venecias, për të vlerësuar nëse Kushtetuesja është kompetente për të shqyrtuar Vettingun, në mënyrë që të mos ketë konflikt interesi. Kërkesa e parë e PD-së në Kushtetuese ishte pezullimi i ligjit, ndërsa kërkesa tjetër është shpallja e ligjit si antikushtetues.
Pasi PD dorëzoi kërkesën në Gjykatën Kushtetuese, pati edhe një reagim nga Ambasada Amerikane, e cila paralajmëroi demokratët se po rrezikojnë të bëhen ajo parti që populli shqiptar beson se është kundër kësaj reforme dhe se po mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ose gjyqtarë e prokurorë tek të cilët kanë ndikim politik.

Comments

Submitted by GR (not verified) on

Po pra...Bravo Gjykata Kushtetuese....Na mbrojti nga imperializmi amerikan...
Respublica...paskeni ik per lesh fare....

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.