pezullim
Thellohet skandali me DH Albania, OST pezullon kontratën
Pas daljes së lajmit se DH Albania, e Avdiol Dobajt, e cila po hetohet për fallsifikim të dokumentacionit në tenderin e Lotit 1 të Unazës së Madhe është fituese edhe e një tenderi të kryer nga Operatorit te Sistemit te Transmetimit, ky i fundit ka dalë me një reagim ku njofton pezullimin e kontratës me kompaninë.
Dalja e emrit të Dobajt në të tjera tendera publikë nuk duket rastësi, megjithatë OST nuk ka dhënë më shumë shpjegime, por thotë se të tjera detaje do të bëhen publike të martën.
Sqarim i Operatorit te Sistemit te Transmetimit (OST)
SHBA, Bllokohet printimi 3D i armeve plastike
Një gjykatë amerikane vendosi një masë të përkohshme e cila pengon qeverinë federale të lejojë shpërndarjen përmes internetit të modeleve të armëve plastike të cilat mund të prodhohen nga printera tre-dimensionale.
Washingtoni dhe tetë shtete të tjera bënë padi kundër qeverisë federale, e cila kishte arritur një marrëveshje me një aktivist për të drejtët e armëve për ta lejuar të shpëndante lirisht skicat e tij.
Pezullohet Shteti Federal në SHBA, dështon ligji për buxhetin
Vetëm një vit pas inaugurimit të Donald Trump në presidencën amerikane, Shtetet e Bashkuara po shkojnë drejt pezullimit të disa agjencive federale pas refuzimit nga senati të një projekligji për financimin e buxhetit. Republikanët, që kanë 51 vende në senatin 100 vendesh nuk arritën t'i bindin demokratët që të bëjnë 60 votat e nevojshme për për financimin e shtetit federal deri më 16 shkurt.
Kontrolli mbi gjyqësorin, BE gati të pezullojë Poloninë
BE-ja është në prag të marrjes së një vendimi ekstrem për t’i hequr Polonisë të drejtën e votës në Bashkimin Evropian në përgjigje të planeve të qeverisë së saj djathtë për të “prekur” pavarësinë e gjyqësorit. Frans Timmermans, zëvendës-president i Komisionit Evropian ka akuzuar Varshavën se po kërkon të vërë nën kontroll të plotë politik gjyqtarët. Ai paralajmëroi se BE ishte "shumë pranë" aktivizimi të nenit 7 për Poloninë, një sanksion i traktatit që pezullon të drejtën e votimit të një shteti anëtar.
Pezullohet ligji i Vetting-ut, Gjykata Kushtetuese nuk ndikohet nga presioni i ambasadës amerikane
Qeveria nuk do të marrë brenda këtij mandati frytet e reformës në drejtësi, të paktën për pastrimin e trupës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. Përkundër objektivave të ambasadës amerikane që ligji të niste menjëherë zbatimin, ky proces duket se do të marrë shumë kohë derisa të prodhojë efektet e para.
Kjo pasi Gjykata Kushtetuese ka pezulluar ligjin e “Vetting”-ut, pas kërkesës së Partisë Demokratike, që e cilëson ligjin si antikushtetues, pasi i jep qeverisë kontrollin politik mbi organet që do të vendosin për pastërtinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Pajisja e Përgjimit, pezullohet Haki Çako, arrest shtëpie për dy zyrtarë të policisë, nën hetim edhe ministri
Me kërkesë të Prokurorisë së Tiranës, gjykata ka pezulluar nga detyra Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Haki Çako dhe ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie për Drejtorin e Forcave Operacionale të Policisë, Artion Duka dhe specialistin Entiol Xhelilaj pas dyshimeve se kanë administruar në kundërshtim me ligjin pajisjen specifike, “IMSI Catcher”, e cila është sjellë në Shqipëri nga autoritetet italiane, për qëllime trajnimi.
Arbitrazhi në favor të Beketit
Teksa pala shqiptare pret ekstradimin e Françesko Beketi i akuzuar për pastrim parash dhe një skemë mashtruese të shmangies nga detyrimet fiskale, arbitrazhi ndërkombëtar i ka dhënë të drejtë biznesmenit italian. Sipas asaj që shkruan gazeta Panorama por edhe një postimi në faqen zyrtare të klubit të futbollit Leyton Orient, qeverisë së Shqipërisë i është kërkuar të “ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të pezulluar” procedurat e ekstradimit nga Londra të Françesko Beketit pronarit të Agon Channel TV dhe Mauro De Renzis, administratorit të tij.
Pezullohet puna në Gjykata, avokatët kundër ligjit të sigurimeve
Ligji për rritjen e sigurimeve për profesionet e tlira ka bërë që avokatët të hidhen në grevë, ndërsa është pezulluar puna në gjykatat e vendit. Kështu, mësohet se avokatët e Fierit kanë bojkotuar të gjitha çështjet gjyqësore.
Kreu i Dhomës së Avokatisë Zenun Hajdërmataj pohoi se nëse nuk ndryshon vendimi për tarifat minimale të pagës. “Jemi të gjithë të bashkuar. Kush shkel vendimin do ketë masë disiplinore”, tha Hajdërmataj.
Ndër të tjera vetëm ditën e sotme ishin rreth 60 çështje civile dhe penale.
Austria pezullon përkohësisht lëvizjen “Shengen”
Austria ka vendosur të anullojë përkohësisht rregullat për lëvizjen e lirë në Evropë dhe forcojë kontrollin e njerëzve të cilët kërkojnë të hyjnë në vend. Kjo u njoftua nga kancelari Verner Fejman në një intervistë për gazetën OESTERREICH.
Sipas tij, menjëherë do të fillojnë kontrollet e dokumenteve të identifikimit në kufijtë austriak. “Nëse BE-ja dështon të krijojë siguri për kufijtë e saj të jashtëm, e vë Shengenin në pikëpyetje. Kështu çdo shtet i BE-së do të detyrohet të kontrollojë kufijtë e vet”, ka theksuar ai.
Jashtë futbollit për 8 vjet Blatter dhe Platini, pezullim që shënon fundin e karrierës
Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter dhe shefi i UEFA-s Michel Platini janë pezulluar për 8 vite nga të gjitha aktivitetet futbollistike. Vendimi i pezullimit nga Komisioni i Etikës së FIFA-s hyn në fuqi menjëherë.
Për 79-vjeçarin Blatter, ky dënim shumë i gjatë praktikisht i jep fund karrierës së tij si administrator futbolli. Blatter është president i FIFA-s që nga viti 1998.