Kontrolli mbi gjyqësorin, BE gati të pezullojë Poloninë

Postuar në 19 Korrik, 2017 23:10

BE-ja është në prag të marrjes së një vendimi ekstrem për t’i hequr Polonisë të drejtën e votës në Bashkimin Evropian në përgjigje të planeve të qeverisë së saj djathtë për të “prekur” pavarësinë e gjyqësorit. Frans Timmermans, zëvendës-president i Komisionit Evropian ka akuzuar Varshavën se po kërkon të vërë nën kontroll të plotë politik gjyqtarët. Ai paralajmëroi se BE ishte "shumë pranë" aktivizimi të nenit 7  për Poloninë, një sanksion i traktatit që pezullon të drejtën e votimit të një shteti anëtar.

Partia e Djathtë Ligj dhe Drejtësi (PIS) ka qenë në konflikt pothuajse konstant me Komisionin Evropian që kur u zgjodh. Në javët e fundit, qeveria polake ka propozuar një seri reformash që do t’u japë Ministrave Pushteti mbi emërimin e gjyqtarëve dhe anëtarëve të Gjykatës Supreme të vendit. Timmermans u tha gazetarëve në Bruksel se propozimi i fundit nga qeveria polake për të rritur kontrollin politik mbi gjyqësor ishte një kërcënim i rëndë për vlerat themelore të BE-së.

"Këto ligje rrisin rrezikun sistemik për sundimin e ligjit në Poloni. Çdo ligj individual, nëse miratohet, do të dëmtojnë seriozisht pavarësinë e gjyqësorit polak. Kolektivisht ata do të shfuqizojë pavarësinë e gjyqësorit dhe do të vënë gjyqësorin nën kontrollin e plotë politik të qeverisë”-theksoi Tiemmermans, duke shtuar se kishte besim se do të ketë mbështetjen e vendeve anëtare për aktivizimin e nenit 7.

https://www.theguardian.com/world/2017/jul/19/poland-may-lose-eu-voting-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.