Austria pezullon përkohësisht lëvizjen “Shengen”

Postuar në 16 Janar, 2016 22:05

Austria ka vendosur të anullojë përkohësisht rregullat për lëvizjen e lirë në Evropë dhe forcojë kontrollin e njerëzve të cilët kërkojnë të hyjnë në vend. Kjo u njoftua nga kancelari Verner Fejman në një intervistë për gazetën OESTERREICH.

Sipas tij, menjëherë do të fillojnë kontrollet e dokumenteve të identifikimit në kufijtë austriak. “Nëse BE-ja dështon të krijojë siguri për kufijtë e saj të jashtëm, e vë Shengenin në pikëpyetje. Kështu çdo shtet i BE-së do të detyrohet të kontrollojë kufijtë e vet”, ka theksuar ai.

Ky vendim, sipas tij, vjen si pasojë e krizës me refugjatë dhe pamundësisë për të kontrolluar lëvizjen e tyre brenda zonës “Shengen”

Austria është vendi i tretë në BE që pezullon lëvizjen  Shengen që nga fillimi i vitit 2016. Më 4 janar Suedia e para dhe pastaj Danimarka miratuan masa të ngjashme. Suedia vendosi t'i japë leje qëndrimi të përkohshme dhe ka komplikuar procesin për bashkimin familjar. Në të njëjtën ditë kryeministri danez njoftoi rritjen e  kontrolleve në kufi.

 

 

Comments

Submitted by Kufitari (not verified) on

Gjeja me e mire eshte kjo qe po ben Austria. U be Europa, si han pa porta.
Ne, shqiptareve, qe jemi ne Europe, na fusin ne rresht, e na vene kushte, mbas kushtesh, per t'na pranuar ne Europe. Vijne refugjatet nga afrika, azia etj, dhe keta kodosh europianesh u hapin dyert. Sic e kane nisur keta europiane, me politikat e tyre te zgerdhime e te dhime, do te mbushet Europa me arabike, dhe brenda nje dhjete vjecari, vendet perendimore do te humbasin identitetin e tyre kombetar, dhe ka rrezik qe gjuha arabe te jete gjuhe e pare, dhe gjysma e grave te vishen me perce.
Gjithkush, me mire, ne vendin e vet.
Europa, eshte e Europianeve.
Amerika e Kanadaja, jane per emigrantet.
Prandaj, te mbyllen kufijte, e mos te pranohen me emigrante.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.