Jashtë futbollit për 8 vjet Blatter dhe Platini, pezullim që shënon fundin e karrierës
Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter dhe shefi i UEFA-s Michel Platini janë pezulluar për 8 vite nga të gjitha aktivitetet futbollistike. Vendimi i pezullimit nga Komisioni i Etikës së FIFA-s hyn në fuqi menjëherë.
Për 79-vjeçarin Blatter, ky dënim shumë i gjatë praktikisht i jep fund karrierës së tij si administrator futbolli. Blatter është president i FIFA-s që nga viti 1998.
Ndërkohë, merr fund edhe shpresa e 60-vjeçarit Platini për të pasur Blatterin si kreu i FIFA-s. Platini, tre herë fitues i Topit të Artë dhe ish-kapiten i Francës, ka që në vitin 2007 në postin e presidentit të UEFA-s.
Dy zyrtarët e lartë u pezulluan pasi u gjetën fajtorë për pagesën prej 1.94 milionë dollarësh që Blatter i ka bërë Platinisë në vitin 2011 për disa shërbime të këtij të fundit. Të dy e kanë hedhur poshtë këtë akuzë duke thënë se kjo pagesë u bë pas një marrëveshjeje në vitin 1998 dhe ishte për punën e bërë nga Platini në periudhën 1998-2002 si një këshilltar teknik i Blatterit.
Add new comment