fifa
Jashtë futbollit për 8 vjet Blatter dhe Platini, pezullim që shënon fundin e karrierës
Presidenti i FIFA-s Sepp Blatter dhe shefi i UEFA-s Michel Platini janë pezulluar për 8 vite nga të gjitha aktivitetet futbollistike. Vendimi i pezullimit nga Komisioni i Etikës së FIFA-s hyn në fuqi menjëherë.
Për 79-vjeçarin Blatter, ky dënim shumë i gjatë praktikisht i jep fund karrierës së tij si administrator futbolli. Blatter është president i FIFA-s që nga viti 1998.
Më në fund: Blatter, Platini dhe Valcke pezullohen përkohësisht nga FIFA
Stepp Blatterit dhe Michel Platinisë i ka ardhur ora e largimit. Komiteti i Etikës në FIFA ka marrë vendimin për pezullimin e përkohshëm të dy drejtuesve të mësipërm si dhe sekretarit të Përgjithshëm, Jerome Valcke. Ish-zv.presidenti i FIFA-s, Chung Mong-joon është përjashtuar për 6 vjet dhe gjobitur me 100 mijë franka zvicerane. Blatter, Platini dhe Valcke po hetohen për korrupsion, për akuza që kanë dalë në dritë prej muajsh. Ata përjashtohen nga çdo aktivitet përkohësisht, ndërkohë që vetëm Platininë, hetimi për është një shumë prej 2 milionë.
Orët e fundit të Step Blatter? Sponsorët “Coca Cola” dhe “McDonald's” kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme
“Coca-Cola Co” dhe “McDonald's” kërkuan sot dorëheqjen e kreut të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, Sepp Blatter. Kërkesa vjen një javë pasi autoritetet zvicerane kanë nisur një hetim penal për të gjithë ekipin drejtues të FIFA-s. “Reuters” e cilëson lëvizjen shumë të rëndësishme, pasi të dyja kompanitë janë sponsorizuesit kryesorë të FIFA-s dhe mendohet se do të nxisin ndryshim në federatë. Nga ana e vet, Blatter, i përfolur gjatë si një drejtues i përfshirë në korrupsion nuk duket se ka ndërmend të dorëhiqet.
Fadil Vokrri: “Të gatshëm për eliminatoret e Botërorit 2018, nëse Kosova pranonet në FIFA dhe në UEFA më 2016”
Fadil Vokrri, ish-futbollist i njohur kosovar i klubeve të njohura të ish-Jugosllavisë, aktualisht drejtues i Federatës së Futbollit të Kosovës, i ka dhënë një intervistë “tesheshi.com”. Me rëndësi mund të quhet pyetja për anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe në UEFA, për të cilën Vokrri shpjegon se kjo ka gjësë të ndodhë në vitin 2016. “Ne i kemi bërë të gjitha detyrat që na takojnë dhe i vetmi problem për ne ashtu siç e përmenda më lartë është mos qenia e Kosovës anëtare e OKB-së dhe kjo është pengesë për ne. Ata prapë mund të mos na pranojnë, por ne kemi premtime nga krerët e UEFA-së.