Orët e fundit të Step Blatter? Sponsorët “Coca Cola” dhe “McDonald's” kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme

Postuar në 02 Tetor, 2015 23:09

“Coca-Cola Co” dhe “McDonald's” kërkuan sot dorëheqjen e kreut të Federatës Ndërkombëtare të Futbollit, Sepp Blatter. Kërkesa vjen  një javë pasi autoritetet zvicerane kanë nisur një hetim penal për të gjithë ekipin drejtues të FIFA-s. “Reuters” e cilëson lëvizjen shumë të rëndësishme, pasi të dyja kompanitë janë sponsorizuesit kryesorë të FIFA-s dhe mendohet se do të nxisin ndryshim në federatë. Nga ana e vet, Blatter, i përfolur gjatë si një drejtues i përfshirë në korrupsion nuk duket se ka ndërmend të dorëhiqet. Sipas avokatit të vet, Richard Cullen, deklaroi se ai nuk do të tërhiqet, “pasi beson se dorëheqja në këtë moment nuk do të ishte në interesin më të mirë të FIFA-s”. Por çështja është hapur dhe prononcimi i atyre që japin paratë është më i rëndësishëm për interesin e organizmit në fjalë sesa vizioni i një drejtuesi që është në moshën e tretë. “Çdo ditë që kalon imazhi dhe reputacioni i FIFA-s vijon të bjerë. FIFA ka nevojë për reforma urgjente dhe përfshirëse dhe ato mund të realizohen vetëm përmes një qasjeje vërtet të pavarur”, tha një përfaqësues i “Coca Cola”. Kjo deklaratë është çuar përpara nga “McDonald's”, një deklaratë e të cilit kërkon dorëheqjen e menjëhershme të Blatter. Skandalet e mëdha për të cilat u akuzua dhe u dyshua zvicerani janë aktivitetet e mëdha futbollistike si kampionatet e Katarit dhe të Rusisë, respektivisht në vitet 2018 dhe 2022. 

 

http://www.reuters.com/article/2015/10/02/us-soccer-fifa-coca-cola-idUSK...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.