Fadil Vokrri: “Të gatshëm për eliminatoret e Botërorit 2018, nëse Kosova pranonet në FIFA dhe në UEFA më 2016”

Postuar në 06 Shtator, 2015 11:45

Fadil Vokrri, ish-futbollist i njohur kosovar i klubeve të njohura të ish-Jugosllavisë, aktualisht drejtues i Federatës së Futbollit të Kosovës, i ka dhënë një intervistë “tesheshi.com”. Me rëndësi mund të quhet pyetja për anëtarësimin e Kosovës në FIFA dhe në UEFA, për të cilën Vokrri shpjegon se kjo ka gjësë të ndodhë në vitin 2016. “Ne i kemi bërë të gjitha detyrat që na takojnë dhe i vetmi problem për ne ashtu siç e përmenda më lartë është mos qenia e Kosovës anëtare e OKB-së dhe kjo është pengesë për ne. Ata prapë mund të mos na pranojnë, por ne kemi premtime nga krerët e UEFA-së. Që prej aplikimit, ne kemi takime të rregullta çdo dy muaj. Gjithashtu, Platini pati deklaruar se Kosova do të pranohet në vitin 2016. Ne i kemi përmbushur të gjitha obligimet tona. Aplikimi është bërë, me zyrën ligjore i kemi pasur dy takime ku na është thënë se gjithçka është në rregull sa i përket dosjeve, ndërsa tani i takon vullnetit politik të kongresit. Një gjë është e sigurt se ata do ta hedhin në votim, pavarësisht nenit i cili e bllokon pranimin e Kosovës”, thotë ai. Nëse do të marrë një përgjigje pozitive,matëherë Vokrri mendon se Kosova është e gatshme të angazhohet për eliminatoret e botërorit 2018. Një lajm jo dhe aq i mirë ky për tifozët e kombëtare të Shqipërisë, një pjesë e lojtarë e kryesorë janë nga Kosova. Nëse Kosova do të luajë me fanellën e vet është e sigurtë se për talente të ndryshme ekipi kosovar do të jetë destinacioni.

http://tesheshi.com/ekskluzive-fadil-vokrri-shprehet-i-bindur-kosova-ne-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.