Arbitrazhi në favor të Beketit

Postuar në 07 Mars, 2016 09:32

Teksa pala shqiptare pret ekstradimin e Françesko Beketi i akuzuar për pastrim parash dhe një skemë mashtruese të shmangies nga detyrimet fiskale, arbitrazhi ndërkombëtar i ka dhënë të drejtë biznesmenit italian. Sipas asaj që shkruan gazeta Panorama por edhe një postimi në faqen zyrtare të klubit të futbollit Leyton Orient, qeverisë së Shqipërisë i është kërkuar të “ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të pezulluar” procedurat e ekstradimit nga Londra të Françesko Beketit pronarit të Agon Channel TV dhe Mauro De Renzis, administratorit të tij.
Kërkesa vjen pas një seance dëgjimore të arbitrazhit përpara Qendrës Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve për Investimet (“ICSID”).
Sipas vendimit, trupa e Gjykatës së Arbitrazhit e përbërë nga tre anëtarë, rekomandoi gjithashtu që Shqipëria të pezullojë procedurat vijuese penale kundër Paditësve të kësaj çështjeje dhe që të dyja palët të arrijnë në një marrëveshje mbi ruajtjen e aseteve te Paditësit, që kanë qenë të sekuestruara nga shteti Shqiptar, përgjatë gjithë kohëzgjatjes së arbitrazhit.

Comments

Submitted by Anonymous (not verified) on

Ushtimi i te drejtes se ndjekjes penale eshte e drejte e organeve te shtetit dhe nuk ka gjykate arbitrazhi qe vendos mbi menyren sesi nje shtet sovran ushtron te drejtat e tij, ndaj nuk kuptoj se perse qenka perzier ne kete çeshtje. Ndersa persa i perket mosmarreveshjeve dhe "colpi bassi" midis shtetit shqiptar dhe ketij tipit, ajo eshte tjeter gje!
Nje verejtje per redaktoret: po mundet, here tjeter vendoseni nje link me vendimin e arbitrazhit qe te krijojme nje ide me te plote mbi çeshjen e trajtuar!

Submitted by Anonymous (not verified) on

. Te drejtat e investitoreve te huaj mbrohen nga gjykata nderkombetare qe Kane fuqi e reputacion te padiskutueshem kur vendi qe ka ngritur akuzen rrezikon te shkele te drejtat e njeriut, te udhehiqet nga influencan politike etj. Sado i trishte tju vije ky lajm , edhe me e trishte ishte retorika e Kryeministrit , perfshirja e tij e plote ne kete ngjarje, mbyllja e televizionit , sulmet banale te zyres se propagandas , dorezimi I gjithe medias ndaj manipulimet etj. Gjithcka qe Kryeministri beri jane mbrojtja me e mire per Becchettin. Akuza e ngritur eshte nje pacavure profesionale me te cilen jane tallur fort e po tallen te gjithe ata profesioniste nderkombetare te ligjit qe po merren. Ka dhe tri gjyqe nderkombetar qe do te dalin me te njejtin vendim, perfshi Strazburgun. Keshtu qe shteti Sovran I yti e imi eshte vetem per te ardhur keq ne kete moment per pafuqine e treguar, Jo per fuqine.

Submitted by Altin (not verified) on

Te hiqet nga marreveshjet me kompanite e huaja alternativa per te gjykuar ceshtjet ne gjykaten e arbitrazhit. Kjo gjykate eshte kthyer ne makth per shume shtete!

Submitted by Fillestari (not verified) on

Ceshtje si kjo e Becchetti-t gjithmone zgjidhen nga arbitrazh nderkombetar; kjo eshte praktike e perboteshme dhe shteti Shqiptar ka nenshkruar traktatet nderkombetare per mbrojtjen e investimeve te cilat i japin autoriteve te arbitrazhit juridiksion per ceshtje te tilla edhe ne Shqiperi. Pra ky vendim eshte plotesisht i justifikuar, juridikisht i patundshem.
Per te ardhur keq qe shqiptaret vazhdojne te reagojne me inat ndaj rregullave, sa here qe nuk u pelqen rezultati. Fakti eshte se qeverite inkompetente shqiptare, kane nje staf juridik te cilet orientohen ne boten e ligjit si Liza ne Boten e Cudirave, shkelin me dy kembe normat nderkombetare duke menduar se gjykatat apo arbitrazhi nderkombetar lekundet nga fryn era njelloj si ato shqiptare. Nuk eshte rastesi qe shteti Shqiptar i ka humbur rregullisht ceshtjet me te medha qe kane vajtur ne arbitrazh vitet e fundit; kujtoni ketu edhe epopene e CEZ ku procedurat skandaloze te ndjekura nga shteti dhe organet e tij ishin aq abuzive se nuk gjendej avokat ne bote qe te merrte persiper ti mbronte.
Shtetit Shqiptar nuk i mungon hic krenaria por trute. Sa per krenari boshe dhe poza prej dhije te zgjebosur, fatkeqesisht kemi plot (akoma kryeministri aktual u ben batuta te huajve per kampionatin europian te futbollit!!!). Shtetin shqiptar historikisht e ke per te perdorur dajakun, per te bere propagande, per interpretime liberale te ligjeve dhe te rregullave te shkruara dhe per antiintelektualizmin ekstrem te leaderve te tij. Dhe ketu lista mbaron: kur i ka perdorur tere keto, fatkeqesisht shtetit tone i shterret arsenali ndersa elektorati shqiptar cuditet akoma perse arbitrazhi nderkombetar denon Shqiperine...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.