Vizita e Metës në Athinë avancon çështjen e ngritjes së varrezave për të rënët e luftës italo-greke
Bisedimet dypalëshe me Greqinë për çështjen e varrezavetë ushtarëve grekë duket se kanë marrë njëkthesë pozitive pas vizitës së kreut të kuvendit, Ilir Meta në Athinë. Të paktën kështu raportojnë mediat e vendit fqinj, duke iu referuar mbledhjes së komisionit dypalësh të ngritur për këtë çështje.
Shoqata e të Rënëve të Luftës Italo-Greke ka shprehur vlerësimin për punën e komisionit, duke besuar se pala shqiptare do të tregojë koherencë në trajtimin e kësaj çështje, pasi në të shkuarën komisioni në fjalë është mbledhur vetëm 2 herë në 10 vite. çështja mbetet pezull prej 10 vitesh që kur parlamentet e dy vendeve ratifikuan marrëveshjen për ngritjen e dy varrezave për të rënët grekë në Këlcyrë dhe në Bularat të Gjirokastrës 75 vite më parë gjatë luftës italo-greke.
Bidesimet mbahen në një kontekst të nxehtë politik dhe përplasjes mes dy qeverive për çështjen çame dhe kufirin detar. Mediat e vendit fqinj thonë se vizita e kryetarit të kuvendit, Ilir Meta shërbeu për krijimin e një klime pozitive dialogu dhe nxitjen e dy palëve për të diskutuar mbi çështje të mbetura pezull siç është edhe ajo e varrezave për ushtarët grekë.
Add new comment