Mbledhje e përbashkët e qeverive të Turqisë e Shqipërisë dhe bashkëpunim për çështjen Gulen

Postuar në 26 Tetor, 2016 23:20

Qeveritë e Shqipërisë dhe Turqisë mund të zhvillojnë një mbledhje të përbashkët në kuadër të partneritetit strategjik që promovohet si nga Tirana ashtu edhe nga Ankaraja. Lajmi vjen pas vizitës në Turqi të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati dhe takimeve me homologun Mevlüt Çavuşoğlu, kryeministrin Yildirim dhe kryetarin e Kuvendit Kahraman. Top Channel raporton se në këto takime është rënë dakord për nënshkrimin sa më të shpejtë të marrëveshjes së partneritetit strategjik si dhe mbajtjen e një mbledhje të përbashkët mes dy qeverive.

Ministrit Bushati mësohet se i është kërkuar që qeveria shqiptare të ndjekë investimet e Fetullah Gulen, imamit në ekzil që akuzohet nga Erdogan për grushtin e shtetit në korrik. Ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu, u shpreh se “Organizata Terroriste FETO ka një strukturim serioz në Shqipëri.

Edhe ministri Bushati shprehu angazhimin e qeverisë shqiptare për të luftuar terrorizmin. Kështu në njoftimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare thuhet se “Gjatë takimeve u theksua rëndësia e marrëdhënieve strategjike shqiptaro-turke, gjithashtu, vendosmëria e të dy vendeve tona aleate në NATO për të bashkëpunuar në luftën e përbashkët kundër terrorizmit dhe ekstremizimit të dhunshëm”

 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.