Politikë

Ballë për Ballë

Postuar në 24 Shtator, 2018 16:55

Partia Demokratike prezantoi atë që e quan platforma kundër Korrupsionit dhe Oligarkisë. Në krah të Monika Kryemadhit, Lulzim Basha premtoi se do u kthejë shqiptarëve paratë e përfituara në mënyrë korruptive dhe klienteliste duke përcjellë një mesazh edhe për kundërshtarët që sipas tij e kanë ngjyer gishtin me afera “legale”. Kërcënim, shantazh apo ofertë kjo mbetet për t’u parë nëse do materializohet në të ardhmen.

Bllokimi i ligjit, Sokol Sadushi: Në 2021 nuk diplomohet asnjë magjistrat

Postuar në 22 Shtator, 2018 14:23

Politika ka dështuar deri tani që të miratojë në parlament draftligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që i hap rrugë shkollës së magjistraturës për të zhvilluar konkursin e pranimit të kandidatëve për këtë vit akademik. Mospjesëmarrja e opozitës në parlament i ul shanset në zero që ky ligj të miratohet. Por në kushtet kur vetingu po jep rezultatet ku prokurorë dhe gjyqtarë po përjashtohen nga sistemi i drejtësisë, nevoja për magjistratë të rinj është gjithmonë edhe më emergjente.

A mund të flasë kështu një kryeministër?

Postuar në 21 Shtator, 2018 20:20

Në mungesë të argumentave për shembjen me ligj të posaçëm të Teatrit Kombëtar, kryeministri Edi Rama ka bërë një interpretim që del jashtë kostumit të tij institucional.  

I pyetur çfarë do të ndodhë nëse Gjykata Kushtetuese do ta konsiderojë gabim prishjen e Teatrit Kombëtar ndërkohë që ai është shembur kryeministri ka dhënë këtë përgjigje:
“Me këtë “nëse” është si ajo çështja e hallës, dhe unë mendoj të kalojmë të xhaxhai… Sesi e bëjmë dhe ku e bëjmë kemi, marrë besimin e popullit. Unë nuk jam analist jam vendimmarrës” – tha Rama.

Hapja e negociatave, e sigurtë për ata që dëgjojnë vetëm deklaratat e Edi Ramës

Postuar në 21 Shtator, 2018 12:18

Agjencia gjermane e lajmeve Deuteche Welle shpërndan sot në faqen e vet një intervistë të gazetarit të saj Bahri Cani me RTK në Kosovë. Aspekti që intereson këtu për ne është vizita e ministrit të Jashtëm gjerman Heiko Maas dhe mesazhi i tij për Tiranën. Cani, një gazetar i vjetër dhe njohës i korridoreve politike në Berlin, shprehet qartë: 

Fillimi i negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë nuk ka qenë kurrë i sigurtë. Kështu kanë menduar vetëm ata që kanë dëgjuar vetëm kryeministrin Rama

Studiuesja amerikane Amy: Ligji për shembjen e Teatrit, kriminal. Çështja është çfarë duhet të bëjmë

Postuar në 20 Shtator, 2018 22:14

Zëri i Amerikës i ka dhënë sot hapësirë një konference për reformën në drejtësi ku ka folur edhe studiuesja amerikane Lori Amy. Ajo ka folur hapur dhe troç për atë që e ka quajtur natyrë kriminale dhe korruptive të ligjit për prishjen e Teatrit Kombëtar. Amy ka kërkuar reagim dhe ka shtruar si emergjencë nevojën e analizimit të opsioneve për kundërveprim ndaj qeverisë në këtë drejtim:

Thyerja me Gjermaninë që prishi festën e qeverisë

Postuar në 20 Shtator, 2018 10:27

Dikur i “përkëdhelur” me faktin që kancelarja Merkel qëndronte përkrah tij në sallën Cod të kryeministrisë, Edi Rama nuk pati të njëjtin entusiazëm të mërkurën kur në po të njëjtën sallë ishte ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass.

Mass nxjerr zbuluar qeverinë, hapja e negociatave në pikëpyetje (Video)

Postuar në 19 Shtator, 2018 14:18

Në Tiranë ishte këtë të mërkurë  ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas. Takimin e parë e pati me homologun shqiptar Ditmir Bushati, ku deklaroi se hapja e negociatave qershorin e ardhshëm nuk duhet parë si proces automatik, pasi duhen përmbushur disa kushte ku më kryesorët janë reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.

Raporti i Konrad Adenauer: Rusia nuk ka asnjë ndikim në Shqipëri

Postuar në 19 Shtator, 2018 11:15

Fondacioni Konrad Adenauer ka publikuar një raport mbi ndikimet e aktorëve të jashtëm në Ballkanin Lindor. Fondacioni ka marrë në analizë marrëdhniet e vendeve të rajonit me lojtarët kryesorë të politikës ndërkombëtare, si Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Europian, Rusia dhe Turqia. 

Raporti thotë se pavarësisht influencave  nuk ka shenja serioze të një orientimi real më afatgjatë ndaj Turqisë, Rusisë apo Kinës, por vlerësohet se  BE dhe SHBA do të mbeten partnerët kryesorë  politikë të Shqipërisë.

Precedenti Berisha, kamardarja e Ramës për Teatrin

Postuar në 18 Shtator, 2018 19:35

Shumica dhe opozita dhanë një tjetër shfaqje të sforcuar të diskutimit mbi dekretin e Presidentit Meta për ligjin e Teatrit.

Dëputetët socialistë të Komisionit të Veprimtarive Prodhuese vendosën të pranojnë dekretin e Presidentit të Republikës dhe të mbajnë ne këmbë ligjin "Fusha", të cilin kreu i shtetit e rrëzoi pasi binte ndesh me kushtetutën.

Adete familjare me Papa Françeskun

Postuar në 17 Shtator, 2018 19:10

Ilir Meta shpërndau për mediat fotografi dhe tekst nga takimi i tij me Papa Françeskun.

Një rast që edhe ai e shfrytëzoi më shumë si adet familjar sesa si një mundësi për të përfaqësuar në rend protokollar Presidentin e Shqipërisë. 

Vrapin për t'i vjedhur bekimin Papës për familjen e ka bërë edhe çifti Rama gjatë vizitës së tij në Tiranë.

Ka mbetur në memorien e shqiptarëve vrapi i Lindës dhe Edit me Zahon në krahë drejt Dhomës së Aeroportit "Nënë Treza" ku do të takonin Papa Françeskun. 

Pages

Subscribe to RSS - Politikë