Politikë

Kujt i duhet kjo elitë?

Postuar në 15 Shtator, 2018 15:32

Dy ditë më parë në media qarkulloi një fotografi e Namik Dokles në një takim me deputetë të dikurshëm të PS-së. Dokle shkruante se brezi I tij kanë qenë idealist, të formuar, të mençur etj., duke e evidentuar autolavdërimin si kritikë për kohën e sotme.

E njëjta qasje, vajtuese për gjendjen e elitave, përcillet sot nga Afrim Krasniqi, që përmes një shkrimi në Ditën e Demokracisë, sjell në vëmendje ndër të tjera një të dhënë domethënëse: dikur sipas tij, 140 deputetët e Parlamentit deklaronin 180 tituj të botuar, sot 180 makina luksoze.

Një gënjeshtër dhe një hall që lidhen me frikën nga zgjedhjet në Tiranë

Postuar në 14 Shtator, 2018 20:06

Sot kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në takim me administratorët e njësive bashkiake ndër të tjera tha: 

Suksese në jetë o peshkatar me rrjetën bosh!

Postuar në 13 Shtator, 2018 17:01

Shqipëria politike përjeton këto kohë momente ngashërimi. Romana Vlahutin iku nga Shqipëria dke lënë pas fjalët më të mira për atdheun tonë.

Bushati thirrje shqiptarëve në Maqedoni: Votoni referendumin

Postuar në 12 Shtator, 2018 20:22

Qeveria shqiptare përfshihet në fushatën për referendumin e emrit në Maqedoni.  Ka qenë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati që i kërkoi hapur popullsisë shqiptare të votojë pro marrëveshjes me Greqinë për emrin.

O Tempora o mores!

Postuar në 12 Shtator, 2018 14:55

Qeveria nuk ndalet në malinjitetin për t’ë çuar deri në fund një Pazar betoni që mbështetet fort nga kryeministri Rama. Pamvarësisht pozicionit komik ku e ka gjetur veten pas opinionit negativ të BE-së për çështjen e Teatrit, kryeministri përmes Eduard Shalsit ka hedhur në media një argument akoma edhe më cinik në lidhje me aferën “Fusha”, nga e cila mesa duket ka vendosur të mos heqë dorë.

Takimi që ka prishur ca nerva në Tiranë dhe Prishtinë

Postuar në 12 Shtator, 2018 11:45

Takimi i Albin Kurtit me Sali Berishën në Tiranë ka prishur disa nerva, këtej dhe andej kufirit. Ideja se një politikan si Albin Kurti rifaktorizon me prezencën e vet të paragjykuar në zyrën e Berishës, këtë të fundit si politikan në rrafsh nacional, nuk po gëllitet mirë. Opinione dhe analiza që i bëjnë gjyqin Kurtit për këtë gabim të tmerrshëm, mendimtarë që janë shpallur pronarëvtë së vërtetës kombëtare apo kombiare, të gjithë vërsulur Albin Kurtit që paska bërë sipas tyre një gabim të madh. Dhe gabimi është një dhe vetëm një: ka takuar Sali Berishën. 

Ambasada e Rusisë në Tiranë: SHBA duan t’i heqin Kosovës “Trepçën” dhe Ujmanin

Postuar në 11 Shtator, 2018 17:53

Ambasada ruse në Tiranë ka publikuar sot në faqen e vet në Facebook, një reagim ndaj një shkrimi të publikuar në gazetën “Koha Jonë”. Shkrimi në fjalë i atribuon Rusisë autorësinë e planeve për rishikim kufijsh në Ballkan, pra edhe mes Kosovës dhe Serbisë. Në reagimin e vet, ambasada ruse tërheq vëmendjen në keqleximin e qëllimshëm që gazeta në fjalë i bën intervistës së senatorit Ron Johnson, që interpretohet si një akuzë për Rusinë dhe thirrje për ndryshim kufijsh.

Asnjë vështirësi për të lexuar Edi Ramën

Postuar në 09 Shtator, 2018 18:39

Bisedimet intensive që u zhvilluan në pranverë për përmbylljen e marrëveshjes me Greqinë u perceptuan nga Tirana si një mundësi për të marrë nxitimthi një fitore imazhi për hapjen e negociatave sesa një shanc real për zgjidhjen e problemeve me Athinën. 

Denoncimi i PD-së: Kullë 77 m e lartë, ngjitur me Sahatin e Tiranës

Postuar në 09 Shtator, 2018 12:13

Përfaqësuesja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa akuzon sërish kryebashkiakun Erion Veliaj dhe kryeministrin Rama se po prishin qendrën e Tiranës me lejet për kulla. Zhupa ka publikuar disa dokumente sipas të cilave është miratuar një leje për ndërtim kulle 77 m të kartë, 24 kate vetëm 8 m larg Kullës së Sahatit. 

Lëvizja e duhur për të frenuar politikën private Thaçi-Rama

Postuar në 08 Shtator, 2018 18:17

Apologjetët thonë se Hashim Thaçi e ka taktike këtë që po bën për Kosovën. Këta janë një kategori që seriozitetin e masin me kutin e kafenesë ku janë rekrutuar, pasi të flasësh për kufijtë në Ballkan, vështirë se kemi të bëjmë me çështje taktike.

Por tashmë që presidenti I Kosovës u zbulua si dikush që ka mësuar përmendësh nja 20 fjali dhe që po u shet qytetarëve OKB-në, NATO-n dhe BE-në në këmbim të lëshimit territorial, negociata e tij është asgjë më shumë sesa një detyrë e dhënë nga tjetërkush.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë