Politikë
Presidenti kthen sërish ligjin për teatrin
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka rikthyer për së dyti ligjin për teatrin duke rrëzuar kështu projektin e socialistëve. Meta ka publikuar edhe arsyetimin për këtë vendim që e vendos çështjen e teatrit që po kthehet në problem personal të kryeministrit dhe kryebashkiakut Veliaj. Më poshtë arsyetimi i Presidentit:
Në mbështetje të neneve 85, pika 1 dhe 93, të Kushtetutës,
D e k r e t o j
“Unë i di të gjitha në çdo rast”
Vetë njoftoi lajme të reja për konspiracionin Babale dhe ashtu siç pritej Prokuroria u tregua e gatshme të servirë mediave materiale nga dosja hetimore e Audipërgjimit në ditën që kishte parashikuar kryeministri.
Deputeti Salianji: Ekspertimi në Angli, pas ekspertimit italian që konfirmoi zërin e Agron Xhafajt
Deputeti Ervin Salianji, ka deklaruar në studion e News24, ka eklaruar se akt-ekspertimi i bërë nga laboratori anglez për audiopërgjimin e Albert Veliut, është bërë mbi file të dorëzuara nga mediat. Sipas tij, prokuroria konfirmon se materialet e dërguara për analizë nuk janë origjinali i disponuar nga Partia Demokratike.
Koinçidencat me të rejat e Audiopërgjimit, a kontrollon qeveria Prokurorinë?
Top Channel publikoi këtë të hënë një lajm ekskluziv që në gjuhën e gazetarisë quhet zbardhje e raportit të Prokurorisë për audiopërgjimin e Albert Veliut, i njohur ndryshe si Babale.
Sa do dënohej Jankullovksa në Shqipërinë e Edi Ramës?
Ish-ministrja e brendshme maqedonase, Gordana Jankullovska u dënua me 6 vite burg për abuzim me detyrën në tenderin e blerjes së automjetit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Akuza penale lidhet me shkeljet e një prokurimi publik, pasi ish-kryeminsitri e paracaktoi personalisht automjetin, duke shkelur procedurat me ndihmën e ish-vartësës së tij, Jankullovska.
Samaras godet marrëveshjen e Prespës me Shqipërinë e Madhe
Analiza që i është bërë votës në referendumin e Maqedonisë ka nxjerrë shqiptarët si mbështetës fanatikë të paktit për emrin. Politika në Maqedoni e ka lidhur këtë qëndrim me ndikimin që ka te faktori shqiptar BE dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët u investuan që marrëveshja mos të dështonte.
Tabloja Sinoptike e skenarëve "Babale" dhe "Xhisiela": Baltë dhe intriga, asgjë më tepër
Fjala e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së:
Drafti i PS për zgjedhjet, mungon votimi elektronik dhe emigrantët
Në dokumentin që mazhoranca ka hartuar për propozimet për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, socialistët thonë se janë integruar vetëm rekomandimet e OSBE ODIHR-it.
Paketa përfshin ndryshime të shumta të shumta të Kodit, por bie në sy se nuk janë të përfshira, as kërkesa e opozitës për futjen e teknologjisë në zgjedhje dhe as vota e emigrantëve. Të dyja këto çështje, sipas burimeve nga shumica, do të implementohen në draftin që do t’i çohet Kuvendit, vetëm nëse do të merret edhe dakordësia e opozitës.
Shqipëria, opsion i hapur për kamp emigrantësh
Qeveria ka bërë për shumë kohë lojën kukamfshehti me çështjen e ngritjes së qendrave të pritjes për emigrantët. Fillimisht u bënë deklarata ambigue pas vizitës së kryeministrit në Austri dhe takimit me kancelarin Kurz, ndërsa më pas u mohua gjithçka.
Strehimi i emigrantëve u bë çështje edhe në samitin e Bashkimit Europian ku sërish nuk u gjet një zgjidhje. Diskutimi nxorri sërish kokë me rastin e ministerialit të Ministrave të Brendshëm që u mbajt në Tiranë, ku ministri austriak la të hapur opsionin e bisedimeve dypalëshe.
Unë për vete nuk jam hajdut! Ndaç besoni, ndaç jo
Sot kryeministri Rama, ka zgjedhur që përmes rubrikës në Facebook, "Përgjigja ime", të japë një sqarim mbi ata që akuzojnë se politikanët janë të gjithë hajdutë. Më poshtë video e plotë: