Koinçidencat me të rejat e Audiopërgjimit, a kontrollon qeveria Prokurorinë?
Top Channel publikoi këtë të hënë një lajm ekskluziv që në gjuhën e gazetarisë quhet zbardhje e raportit të Prokurorisë për audiopërgjimin e Albert Veliut, i njohur ndryshe si Babale.
Në materialin e përmendur në kronikë citohen paragrafët ku bazohet dyshimi se audiopërgjimi është inskenim mes Veliut dhe kunatit të tij, Fredi Alizotit. Sipas Top Channel përgjimet janë pjesë e fashikullit hetimor dhe përkojnë me kohën kur “dëshmitari X”, Albert Veliu, kishte aplikuar për azil politik në Kosovë. http://top-channel.tv/2018/10/08/ekskluzive-babalja-200-mije-euro-pergji...
Përtej pikëpyetjeve që lidhen me faktin sesi një material i një dosje hetimore të Prokurorisë përfundon në redaksitë e lajmeve ka një koiçidencë që meriton vëmendje. Dita e publikimit në media të këtij materiali përkon me datën e paralëjmëruar pak ditë më parë nga kryeministri Edi Rama. Ja se çfarë shkruan Edi Rama në një postim në tëitter në 6 Tetor referuar kësaj çështje.
“Qetësohu Lulëzim!Mos bëj nevrikun kot xhan se s'ta ka fajin askush që e bëre Shqupin Kinostudio.Tani fli deri pasnesër kur të kem ca të reja për ty e për tërë lehaqeniet e klubeve politike e mediatike, që siç dhunuan 10 ditë rresht një vajzë dhunojnë përditë publikun shqiptar”.
Pra vetë kryeministri nuk nguron ta thotë publikisht se është njohur me përmbajtjen e dosjes hetimore dhe për më tepër paralajmëron kreun e opozitës se të rejat do i serviren në një ditë të caktuar. Këto të reja u përcollën për publikun e gjerë nga një media kombëtare si Top Channel pikërisht në ditën e paracaktuar nga Edi Rama. A është kryeministri që lidhur fijet e Prokurorisë me redaksinë në fjalë dhe a tregon kjo koiçidencë se ai kontrollon organin e akuzës në varësi të interesave të tij politike. Nuk është e vështirë të gjenden mediat që e kryejnë këtë lloj shërbimi ndaj pushtetit apo aktorëve politikë, aq më tepër që televizioni në fjalë është me përvojë në këtë drejtim, mjafton të përmendin rastin Pango apo bllokun e Ilirit, të cilin Partia Socialiste e bëri pjesë të llogarive të vetë për katër vjet.
Add new comment