Sa do dënohej Jankullovksa në Shqipërinë e Edi Ramës?
Ish-ministrja e brendshme maqedonase, Gordana Jankullovska u dënua me 6 vite burg për abuzim me detyrën në tenderin e blerjes së automjetit të ish-kryeministrit Nikolla Gruevski. Akuza penale lidhet me shkeljet e një prokurimi publik, pasi ish-kryeminsitri e paracaktoi personalisht automjetin, duke shkelur procedurat me ndihmën e ish-vartësës së tij, Jankullovska.
Tenderi ishte në vlerën e 600 mijë eurove dhe krahas çmimit të konsideruar si fiktiv me qëllime përfitimi, ish-ministrja u shpall fajtore për prishje të procedurave të tenderit. Bëhet fjalë dënimin e një ish-ministre në një vend jo anëtar të Bashkimit Europian për abuzim me procedurat e një prokurimi publik, me gjasë të çertifikuara nga vetë ish-kryeminsitri.
Përtej momentit të vështirë që po kalon Maqedonia, po tregon se ka vullnetin dhe është aftë të çojë ish-ministrat në burg. Diçka që në Shqipëri është utopi. Ndaj dhe është legjitime pyetja sa do dënohej Jankullovska në Shqipërinë e Edi Ramës?! Apo thjesht, do të promovohej...?
Comments
Qetesohu o kryeredaktor...
E sigurt qe per momentin sdo denohej sepse do e mbronin gjyqtaret e shokut te ngushte te Jankullovskave, Gruevskeve, Millosheviçeve e bullatoviçeve o qyqari dixhital i respublicas.... Megjithate Step Back and Relax.... Avash avash o mavri.... Ja pra, ne fillim denoncohet dhe ndeshkohet Babalizmi Respublican, pastaj i vjen radha kthimit te shpellareve respublican brenda shpellave nga kane dale para 28 vitesh.... He xhan, me qetesi e dashuri...
Add new comment