Bushati thirrje shqiptarëve në Maqedoni: Votoni referendumin
Qeveria shqiptare përfshihet në fushatën për referendumin e emrit në Maqedoni. Ka qenë ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati që i kërkoi hapur popullsisë shqiptare të votojë pro marrëveshjes me Greqinë për emrin.
“Është detyrë historike e çdo qytetari shqiptar në Maqedoni dhe në diasporë të votojnë masivisht dhe t’i thonë PO Marrëveshjes në Referendum. Po ashtu, është mision jetik i të gjithë spektrit politik shqiptar të shfaqë unitet për të mobilizuar votën masive shqiptare më datë 30 shtator”, nënvizoi Ministri Bushati”- tha Ditmir Bushati pas takimit me Zoran Zaev.
Sipas njoftimit të ministrisë së Jashtme, dë dy zyrtarët u ndalën dhe tek nevoja e hyrjes sa më shpejt në fuqi e Ligjit të Gjuhëve dhe krijimin e mekanizmave të monitorimit që siguronjnë një qasje më të mirë dhe më të drejtë ndaj shërbimeve për shqiptarët dhe përfshirjen e tyre në qeverisje.
Add new comment