Thyerja me Gjermaninë që prishi festën e qeverisë
Dikur i “përkëdhelur” me faktin që kancelarja Merkel qëndronte përkrah tij në sallën Cod të kryeministrisë, Edi Rama nuk pati të njëjtin entusiazëm të mërkurën kur në po të njëjtën sallë ishte ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass.
Madje u përpoq të mbyllte sa më shpejt një konferencë për të të sikletshme ku nuk u lejuan pyetjet e gazetarëve. Ministri ishte i drejtëprdrejtë kur deklaroi në konferencën me Bushatin se nuk ka asnjë garanci për hapjen e negociatave në Qershor të vitit të ardhshëm pamvarësisht se qeveria e shiti si një Pazar të mbyllur. Dukshëm i shqetësuar edhe ministri Bushati që u përball i pari me një ndryshim kursi të Gjermanisë në raport me qeverinë shqiptare.
Është e dukshme që Shqipëris dhe Edi Rama nuk kanë më mbështetjen e Gjermanisë dhe kancelares Merkel. Nga ajo që tha ministri i Jashtëm gjerman në Tiranë, Berlini nuk është i kënaqur si po ecën reforma në drejtësi dhe në veçanti vettingu i gjyqtarëve dhe prokurorëve.
Në deklaratën e tij Heiko Mass veçoi edhe rëndësinë që ka Shqipëria në rajon, duke u shprehur hapur kundër idesë së ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi. Mesa duket qëndrimi i paqartë i Tiranës zyrtare ka zhgënyer Berlninin.
Add new comment