kancelarja
Merkel vulos veton për negociatat me Shqipërinë
Angela Merkel i ka bërë një refuzim të qartë kërkesës së Komisionit Europian për hapje të shpejtë të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Sipas një raportimi të gazetës së njohur gjermane, Süddeutsche Zeitung" të premten (07.06) kancelarja gjermane e ka thënë në një seancë të komisionit parlamentar të Bundestagut për Europën. Merkel ka bërë të qartë, se një vendim për këtë pritet më së hershmi në tetor.
Thyerja me Gjermaninë që prishi festën e qeverisë
Dikur i “përkëdhelur” me faktin që kancelarja Merkel qëndronte përkrah tij në sallën Cod të kryeministrisë, Edi Rama nuk pati të njëjtin entusiazëm të mërkurën kur në po të njëjtën sallë ishte ministri i Jashtëm gjerman Heiko Mass.
Europa mbi Gjermaninë, pse ndryshoi kurs kancelarja Merkel
Kancelarja gjermane Angela Merkel tha sot se vendimi i Britanisë për t'u tërhequr nga BE-së dhe zgjedhja e Emmanuel Makron në Presidencën franceze kanë ndryshuar qëndrimin e saj për BE-në dhe përpjekjet për një Europë më të fortë.
Asgjë e re nga Fronti i Perëndimit. Edhe kancelarja Merkel përgënjeshtron kryeministrin, Vettingu nuk është i vetmi kusht për hapjen e negociatave
"Asgjë e re nga fronti i Perëndimit"! Kështu mund të pëkufizohet vizita e kryeministrit Rama në Berlin. Në një konferencë ku nuk u lejuan pyetjet e gazetarëve, (ende e paqartë me kërkesë të cilës palë), Shqipëria nuk mori lajmin e shumëpritur për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit në Bashkimin Euorpian dhe aq më tepër kancelarja Merkel nuk përgënjeshtroi deklaratat e kreut të grupit parlamentar CDU-CSU, Gynter Kirshbaum bërë në Tiranë për një listë me kushte që duhen përmbushur përpara se Brukseli të hapë dritën jeshile për negociatat.
Kancelarja e Gjykatës së Apelit në Durrës në gjyq për korrupsion
Prokuroria për Krime të Rënda ka përfunduar hetimet dhe dërgon për gjykim kancelaren e Gjykatës së Apelit, Durrës, Suzana Mandija, e akuzuar për veprën penale të “Korrupsionit pasiv…të funksionarëve të drejtësisë”. E pandehura akuzohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi, me qëllim që të afronte datën e procesit gjyqësor civil që kishte qytetari në Gjykatën e Apelit në këtë gjykatë. Gjithashtu, Prokuroria për Krime të Rënda, dërgon për gjykim edhe shtetasin Gëzim Shala, i akuzuar për « ushtrim ndikimi të paligjshëm ».
Çmontimi i ministrit të Brendshëm
Tani duket se kancelares i ka humbur durimi. Ajo ia hoqi ministrit të Brendshëm përgjegjësinë për politikën ndaj refugjatëve dhe e solli atë de facto në zyrën e kancelarit. Bashkëpunëtori më i afërt i saj, ministri pranë kancelarisë Peter Altmaier (CDU) do të jetë koordinator për refugjatët.