Mass nxjerr zbuluar qeverinë, hapja e negociatave në pikëpyetje (Video)
Në Tiranë ishte këtë të mërkurë ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas. Takimin e parë e pati me homologun shqiptar Ditmir Bushati, ku deklaroi se hapja e negociatave qershorin e ardhshëm nuk duhet parë si proces automatik, pasi duhen përmbushur disa kushte ku më kryesorët janë reforma në drejtësi dhe lufta kundër korrupsionit.
Një qëndrim ndryshe i Gjermanisë nga ai i disa muajve më parë me theks tek reforma në drejtësi dhe pakënaqësive që duket se ka Berlini zyrtar për mënyrën si po kryhet vertting-u i gjyqtarëve dhe Prokurorëve. Në këtë kontekst merr kuptim edhe vizita që ministri i Jashtëm gjerman zhvilloi në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, i cili ka dhënë dritën jeshile për disa figura të sistemit të drejtësisë që më pas janë ankimuar nga Komisioni i Ankimimit.
Kjo deklaratë rrëzon gjithë pretendimet e qeverisë për një proces formal që legjitimoi arritjet në fushën e zbatimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit. Mas pati një konferencë për shtyp edhe me kryeministrin gjatë së cilës nuk u lejuan pyetjet për gazetarët.
Mass rikonfirmoi skepticizmin e Gjermanisë për korrigjimin e kufijve mes Serbisë e Kosovës.
Add new comment