Ballë për Ballë

Postuar në 24 Shtator, 2018 16:55

Partia Demokratike prezantoi atë që e quan platforma kundër Korrupsionit dhe Oligarkisë. Në krah të Monika Kryemadhit, Lulzim Basha premtoi se do u kthejë shqiptarëve paratë e përfituara në mënyrë korruptive dhe klienteliste duke përcjellë një mesazh edhe për kundërshtarët që sipas tij e kanë ngjyer gishtin me afera “legale”. Kërcënim, shantazh apo ofertë kjo mbetet për t’u parë nëse do materializohet në të ardhmen.

Nga PS pati një reagim të Taulant Ballës që i kujtoi Bashës kunatin dhe kontratat e tij me njerëz të sipërmarrjes. Deputeti socialist, i njohur edhe si zëdhënësi i Edi Ramës iu refereua gjetjeve të një emisionin investigativ për t’i thënë Bashës se nëpërmjet kompanisë së bashkëshortes dhe kunatit u ka vendosur  gjoba biznesmenëve të mëdhenj nën petkun e kontratave të marketingut në këmbim te mospërmendjes së emrave të tyre në foltoren e parlamentit dhe selisë blu.

A është kjo një kundërpërgjigje ndaj “presionit” të  Lulzim Bashës apo PS po negocion një pakt me të?! Gjithsesi ping pongu i kontratave vetëm sa aktualizon një polemikë që ka nxjerrë kokë sa herë afrohen fushatat për zgjedhje. Të dyja palët mund të përgatiten për këtë.

Për të kaluar te plani i PD, ajo që propozohet është amendim i ligjit antimafia. Sipas saj, përmes një Drejtorie Antikorrupsion do të verifikohen, pasuritë e zyrtarëve të dënuar apo kompanive private të kontraktuara nga shteti si dhe do të kalohen në sitë të gjitha kontratat publike nëpërmjet të cilave dyshohet të jenë favorizuar subjekte private. Të dhënat do t’i përcillen më pas Prokurorisë Speciale si SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.