Adete familjare me Papa Françeskun
Ilir Meta shpërndau për mediat fotografi dhe tekst nga takimi i tij me Papa Françeskun.
Një rast që edhe ai e shfrytëzoi më shumë si adet familjar sesa si një mundësi për të përfaqësuar në rend protokollar Presidentin e Shqipërisë.
Vrapin për t'i vjedhur bekimin Papës për familjen e ka bërë edhe çifti Rama gjatë vizitës së tij në Tiranë.
Ka mbetur në memorien e shqiptarëve vrapi i Lindës dhe Edit me Zahon në krahë drejt Dhomës së Aeroportit "Nënë Treza" ku do të takonin Papa Françeskun.
Ndërsa Meta takimin e tij e përcolli me një tekst të gjatë ku thuhet se Ati i Shenjtë dhe Presidenti Meta diskutuan mbi rëndësinë e madhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për të rinjtë me qëllim ndalimin e fenomenit të largimit nga vendi i tyre dhe mbajtjes larg nga veset, droga dhe fenomenet negative sociale.
Add new comment