Politikë

Shembulli i duhur për të ilustruar dhunën ndaj policisë

Postuar në 22 Nëntor, 2018 16:12

Ka një trishtim dhe mallëngjim të gazetarëve për dhunën që u ushtrua sot ndaj forcave policore. Në fakt, nga pamjet e përcjella policia e shtetit duhet të rikonsiderojë nëse në protesta duhet të angazhojë police femra, të cilat mund të jenë shumë të efektshme në rrethana të tjera.

Kundër tarifave të universitetit, në protestë dhe ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka

Postuar në 22 Nëntor, 2018 15:23

Studentët e Universitetit të Tiranës kanë protestuar këtë të enjte para Kryeministrisë. Ata kërkojnë përgjysmim të të gjitha tarifave studimore, rritje të buxhetit të shtetit për universitetet publike dhe libra universitarë me çmim të lirë.

E pabesueshme! Po hidhet baltë ndaj ALUZNI-t...Sot u shkarkua drejtori në Vlorë

Postuar në 21 Nëntor, 2018 14:13

Lexoni sot një reagim të ALUIZNI-t, një agjenci që nuk flet ndonjëherë për mediat, por që së fundmi ka nisur të ndjekë edhe emisionet televizive:

"Kalorësit" i bëhet gati qelia

Postuar në 20 Nëntor, 2018 17:11

Ambasada e Shteteve të Bashkuara me një postim të saj ka parathënë në një farë mënyre çfarë kërkon nga drejtësia në rastin e Sajmir Tahirit.

Me të njëjtën gjuhë që ka përshëndetur vendimin për dënimin e Emiljanon Shullazit, selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara kërkon që Gjykata të dëgjojë prokurorët, siç ndodhi me Shullazin dhe Martinajn.

Nisur nga qëndrimi që kanë mbajtur prokurorët e çështjes, Tahiri duhet të përgatitet për qelinë e burgut.

Lufta me "bindje" ndaj Presidentit

Postuar në 19 Nëntor, 2018 17:38

Ka një përpjekje që çështja “Lleshi” të banalizohet si aspekt llastimi i Presidentit të Republikës. Si tekë e tij për të imponuar një faktorizim fiktiv me shumicën e drejtuar nga Edi Rama, që i bën hije të gjithë Shqipërisë. Po flitet për Republikën e Bindjeve e të tjera terma të sforcuar kafenesh, që sipas disave kanë zëvendësuar Kushtetutën. Përsëritja e kësaj teze në fakt synon të likujdojë me një faturë mediatike për Ilir Metën atë që në fakt ishte karabushllëku i Edi Ramës.

Gruevski, modeli i një kryeministri nacionalist

Postuar në 19 Nëntor, 2018 17:28

Lajmi për dënimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski me dy vjet burg nga një gjykatë e shkallës së dytë, me siguri nuk  ishte si një "rrufe në qiell të hapur”. Gruevski është i njohur gjerësisht për dy "arritje". E para për  rritjen e nacionalizmit sllavomaqedonas dhe e dyta për përfshirjen në një seri rastesh të korrupsionit.

Dy protesta që në thelb janë Një

Postuar në 17 Nëntor, 2018 13:03

Qeveria e Edi Ramës përballet aktualisht me dy protesta aktive në Tiranë. E para është protesta disa mujore për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar dhe e dyta është protesta e banorëve në zonën e Astirit.

Ministri u dekretua. Në pritje të rendit

Postuar në 16 Nëntor, 2018 22:12

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar sot Sandër Lleshajn në detyrën e ministrit të Brendshëm. Kreu i shtetit ka miratuar propozimin e kryeministrit Edi Rama depozituar në datën 9 nëntor.

Lleshi vjen në detyrë pas një debati mbi kushtetueshmërinë e refuzimit të parë të presidentit, ndërkohë që kësaj radhe kryeministri Rama ka folur me tone konstruktive në raport me presidentin.

Njeriu i duhur  në kohën e duhur, thotë Rama për Lleshajn. Mbetet për t'u parë. 

Integriteti i Lleshit!!!

Postuar në 16 Nëntor, 2018 14:15

Kjo më poshtë është Kërkesa që Sandër Lleshaj i ka nisur Presidentit më datë 12/11/2018. P0 ta lexosh atë krijon bindjen se z. Lleshi nuk ndihet ushtarak aktiv dhe e ka krijuar këtë bindje jo si person, si gjeneral, apo si intelektual siç na thonë se është, por si jurist. Ai i interpreton presidentit ligjet dhe vendimet e gjykatave, bën deduksione dhe kalime logjike. Si e si për të thënë se "unë nuk jam ushtarak aktiv". 

Ishte ushtarak aktiv. U propozua lirimi vetëm...dje

Postuar në 16 Nëntor, 2018 12:56

Presidenti i Republikës ka paralajmëruar sot dekretimin e Sandër Lleshit/ajt në detyrën e ministrit të Brendshëm. Me një dekret të orës së fundit, Ilir Meta ka dekretuar nxjerrjen në lirim të Sandër Lleshajt, duke konfirmuar kështu zyrtarisht se kandidati i Edi Ramës ka qenë deri më tani ushtarak aktiv.

Presidenti njoftoi ditë më parë 14 pyetje për Ministrinë e Mbrojtjes të cilat kërkonin informacion për statusin e Lleshajt që më vonë bëri kërkesë për lirimin.

Pages

Subscribe to RSS - Politikë