"Kalorësit" i bëhet gati qelia
Ambasada e Shteteve të Bashkuara me një postim të saj ka parathënë në një farë mënyre çfarë kërkon nga drejtësia në rastin e Sajmir Tahirit.
Me të njëjtën gjuhë që ka përshëndetur vendimin për dënimin e Emiljanon Shullazit, selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara kërkon që Gjykata të dëgjojë prokurorët, siç ndodhi me Shullazin dhe Martinajn.
Nisur nga qëndrimi që kanë mbajtur prokurorët e çështjes, Tahiri duhet të përgatitet për qelinë e burgut.
Gjykata e Krimeve të Rënda të Shqipërisë dënoi Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, por presim përparim të vazhdueshëm në rrugën e Shqipërisë drejt sundimit të fortë të ligjit. Dje, Gjykata e Apelit të Tiranës dëgjoi argumentet e prokurorëve lidhur me masën e sigurisë për Ervis Martinaj. Ne presim hetimin e plotë të tij, ashtu siç presim që sundimi i ligjit të zbatohet gjatë hetimit në vazhdim për Saimir Tahirin. Shtetet e Bashkuara mbeten të përkushtuara ndaj së ardhmes së Shqipërisë.
Pak javë më parë Tahiri shpalosi një vendim të Gjykatës së Katanias që kishte pushuar hetimet ndaj tij si provë të pafajësisë së tij, duke sulmuar shumëkënd, politikanë, analistë dhe gazetarë dhe ambasadorë. Me kërkesë të Prokurorisë Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu deri në Janar hetimet në ngarkim të ish-ministrit të brendshëm i akuzuar për bashkëpunim në trafik ndërkombëtar droge me grupin e Habilajve, kushërinj të tij.
Add new comment