postimi
Irani të bombardojë sitet kulturore amerikane si rezidenca Kardashian!
Një profesor në kolegjin Babson, Asheen Phansey është shkarkuar nga detyra pasi u tall në Facebook me postimet në tuiter të Presidentit Donald Trump që kërcënonte me goditjen e siteve kulturore iraniane. Në përgjigje, Ayatollah Kohemenei duhet të postojë në tuiter 52 site të dashura për kulturën amerikane dhe t’i bombardojë. P.sh Qendrën Tregëtare “Mall of America” apo rezidencën Kardashian? shkruajti profesori që edhe emrin e liderit iranian e ka shkruar gabim.
"Kalorësit" i bëhet gati qelia
Ambasada e Shteteve të Bashkuara me një postim të saj ka parathënë në një farë mënyre çfarë kërkon nga drejtësia në rastin e Sajmir Tahirit.
Me të njëjtën gjuhë që ka përshëndetur vendimin për dënimin e Emiljanon Shullazit, selia diplomatike e Shteteve të Bashkuara kërkon që Gjykata të dëgjojë prokurorët, siç ndodhi me Shullazin dhe Martinajn.
Nisur nga qëndrimi që kanë mbajtur prokurorët e çështjes, Tahiri duhet të përgatitet për qelinë e burgut.
Lavrov, ekzorcisti i së keqes
Ministria e jashtme ruse postoi në profilin e saj në Facebook një foto "terapeutike", siç e karakterizon ajo imazhin e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili shfaqet në një sfond me qiellin blu, buzëqesh dhe mban në shpatulla një flamur të madh rus.
Në Facebook-un e Ministrisë së Jashtme fotoja shoqërohet me fjalët:
"Foto Terapeutike. Të vendoset në pjesët më të prekura të planetit. Në disa rajone gjeografike, mund të ketë efekte ekzorcizmi"
Politikë "Sponsored" në Facebook
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook dy patentat e lundrimit që mbajnë emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. E veçanta këtu është se Berisha ka promovuar fotolajmin në një postim me pagesë siç shihet edhe në foto, ndonëse me algoritmin e Facebook, normalisht postimi u shkon të paktën 50 mijë ndjekësve nga 1 068 861 që ka Berisha.
Shqipëria e Bukur/Kryeministri shpërndan një shkrim të shkurtit që përmend edhe Beratin
Tashmë është praktikë pune. Vera duhet shtyrë me ca lajme të mira meqë probleme pati jo pak. Kryeministri i vendit Edi Rama e ka zgjidhur problemin e lajmeve jo të mira: ai sjell për ndjekësit në Facebook lajme për Shqipërinë e bukur. Një mëyrë për të mos lejuar që lajmet negative, që përmbysin përditmërinë tonë të mbeten pa një bojatisje me jone pozitive. Bashkë me ikjen e verës po shterojnë edhe shkrimet e të huajve që u mahnitën me Shqipërinë, ndaj sot Rama ka zgjedhur të ndajë me ndjekësit në Facebook një shkrim të gazetës britanike “The Telegraph” të shkurtit 2017.
Nëse rrëmimi në arkiva mund të quhet reciprocitet...PS: 1 400 shikime dhe 200 shpërndarje :(
Kryeministri Edi Rama poston sot një të dhënë historike për Akropolin, mesazhi i së cilës nuk merret vesh mirë se cili është. Sidomos nga kryeministri i një vendi që ka braktisur edhe emigrantët e vet, apo i seleksionin ata politkisht. Më poshtë postimi, që ka marrë 1 400 shikime dhe është shpërndarë 200 herë: