Irani të bombardojë sitet kulturore amerikane si rezidenca Kardashian!

Postuar në 10 Janar, 2020 12:17

Një profesor në kolegjin Babson, Asheen Phansey është shkarkuar nga detyra pasi u tall në Facebook me postimet në tuiter të Presidentit Donald Trump që kërcënonte me goditjen e siteve kulturore iraniane. Në përgjigje, Ayatollah Kohemenei duhet të postojë në tuiter 52 site të dashura për kulturën amerikane dhe t’i bombardojë. P.sh Qendrën Tregëtare “Mall of America” apo rezidencën Kardashian? shkruajti profesori që edhe emrin e liderit iranian e ka shkruar gabim.

Në një deklaratë për mediat kolegji ka sqaruar se ka kryer një investigim të hollësishëm për postimin në fjalë dhe mendon se ky postim nuk përfaqëson vlerat dhe kulturën e institucionit.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.