Europa gjobit Facebook me 746 milionë euro
Facebook do të gjobitet më shumë se 746 milionë euro (648 milionë stërlina) dhe do të detyrohet të pezullojë transferimet e të dhënave në SHBA.
Gjoba është një vendim i Komisionit për Mbrojtjen e të Dhënave në Irlandë për mënyrën si është trajtuar informacioni i mbledhur nga përdoruesit.
Siç bën të ditur Bloomberg, gjoba vendos një rekord për shkeljen e rregullores së përgjithshme të BE-së për mbrojtjen e të dhënave (GDPR), duke tejkaluar 746 milionë euro të vendosura gjigantit të shitjeve online, Amazon, nga Luksemburgu në 2021.
Korruptuesi
Kryeministri Edi Rama ka hedhur ca radhë sot në profilin e vet në Facebook lidhur me mënyrën sesi u reagua në media dhe rrjetet sociale pritja e Luiza Gegës. Zoti Rama ka folur për shpërblimet e rritura, për faktin se ndaj sportit të gjithë janë borxhlinj dhe se ata që e panë ceremoninë si vjedhje të meritës dhe vëmendjes në fakt nuk shërohen nga urrejtja e vet, pasi sipas kryeministrit përfaqësojnë një vijë që “ku merr jetë urrejtja profesionale e mendjembrapshtëve që e përndjekin këmba-këmbës këtë vend, qysh nga dita e krijimit të alfabetit shqip”.
Facebook miraton hartën dixhitale ku lejohet Vdekja
Lufta në Ukrainë ka provokuar masa absurde dhe që priren të provokojnë ndarje afatgjata në një botë që presupozohej se ishte e ndërlidhur. Së fundmi, Meta, konglomerati që drejton Facebook dhe Instagram, ka lejuar thirrjet për dhunë dhe vdekjen e ushtarëve rusë të inkuadruar në njësitë që luftojnë në Ukrainë, duke provuar kështu se deri ku mund të shkojë radikalizimi i atij që pretendon se është sistemi i demokracive liberale.
Facebook shpall Rusinë "non grata"
Ky mesazh të shfaqet kur klikon mbi faqen e agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, Tass. Facebook ka vendosur kështu të kujtojë këdo se po hyn në një hapësirë informative që kontrollohet nga shteti rus, mesazh që e shoqëron edhe me një status tjetër në çdo postim të agjencisë.
Përdorimi i të dhënave, një “gjobë” nga e shkuara për Facebook
Meta, kompania mëmë e Facebook, ra dakord të paguajë 90 milionë dollarë, në një ujdi që i jep fund një procesi gjyqësor të nisur në vitin 2012, kur rrjeti social u akuzua se i gjurmonte përdoruesit edhe pasi ata kishin dalë nga llogaritë e tyre.
"Mbylle po deshe"
Kompania mëmë e Facebook, Meta, paralajmëroi këtë javë se mund të mbyllë operacionet e Facebook dhe Instagram në Evropë, nëse nuk i lejohet më të ruajë të dhëna për përdoruesit evropianë në SHBA.
Por ligjvënësit evropianë reaguan duke e quajtur këtë thjesht një bllof.
Miliarderi Peter Thiel tërhiqet nga bordi i kompanisë Meta
Peter Thiel, një nga investitorët më të hershëm të Facebook, është tërhequr nga kompania. Thiel thotë se do të angazhohet në mbështetjen e kandidatëve që do të çojnë përpara axhendën e ish-presidentit Donald Trump në zgjedhjet e mesit të mandatit.
Apple i heq Facebook-ut nga duart 10 miliardë dollarë me një ndryshim të vogël
Një ndryshim i vogël që ka bërë Apple për përdoruesit e iPhone do t’i kushtojë Facebook-ut plot 10 miliardë dollarë. Në prill 2021, Apple u bëri të mundur përdoruesve të iPhone të zgjidhnin se cilat aplikacione lejohen të gjurmojnë sjelljen e tyre nëpër aplikacione të tjera. Si rezultat, shumica dërrmuese e përdoruesve u tërhoqën. Kjo, sipas shefit të financës në Meta, David Wehner, po dëmton të ardhurat e Facebook nga reklamat.
Facebook në humnerë, aksionet shënojnë rënien më të madhe në histori
Projekti i ri nuk po i shkon sipas planeve themeluesit të Facebook-ut. Aksionet e kompanisë Meta ranë me mbi 25% të enjten – duke i hequr plot 230 miliardë dollarë në vlerën e tregut në sezonin më të dobët tregtar në histori – pasi raporti tremujor i të ardhurave të kompanisë tregoi rënie të përdoruesve dhe rritje të shpenzimeve në lidhje me projektin metaverse.
Facebook vjen në Greqi
Kompania mëmë e Facebook, Meta Platforms, Inc, është në fazat e fundit të bisedimeve për krijimin e një filiali grek, nën ombrellën e së cilës mund të transferohen aktivitetet ndërkombëtare që aktualisht po zbatohen në vende të tjera.
Siç raporton grekja “Kathimerini”, po diskutohet edhe mbi blerjen e Accusonus, Inc, një kompani start-up greke që zhvillon softuer për prodhimin/performancën muzikore dhe riparimin e audios.