Facebook shpall Rusinë "non grata"

Postuar në 05 Mars, 2022 04:01

Ky mesazh të shfaqet kur klikon mbi faqen e agjencisë shtetërore ruse të lajmeve, Tass. Facebook ka vendosur kështu të kujtojë këdo se po hyn në një hapësirë informative që kontrollohet nga shteti rus, mesazh që e shoqëron edhe me një status tjetër në çdo postim të agjencisë.

Po kështu në të vetmin postim të ditës së djeshme, shfaqet një mesazh sqarues i ngjashëm me ato që pamë gjatë pandemisë.

Facebook kështu po hyn në lojë si palë në një fushatë që nuk ka as kuptim. Mdiat ruse deri më sot kanë qenë më pak aktivet për luftën në Ukrainë, ndërkohë që p.sh Facebook dhe çdo platformë tjetër nuk kanë skualifikuar deklaratat e presidentit ukrainas, Zelenskiy për numrin e të vrarëve që është spekullativ dhe në kufirin e lajmeve të rreme.

Do të pritej që një platformë që njofton si devizë “ka qenë dhe do të jetë falas” të mos ndërhynte në raportet mes palëve për sa kohë vetëm fiton nga përmbajtja e të tretëve. Mundet deri diku të kuptohej kjo me luftën kundër terrorizmit, por jo kundër një shteti. Sidomos pas rastit të Trump dhe mënyrës sesi u stigmatizua ish-presidenti  që në fakt nuk humbi për bllokimin nga rrjetet sociale. Duhet parë nëse do ta heqin edhe nga harta Rusinë, e cila edhe kjo vetë ka bllokuar Facebook dhe disa media perëndimore të raportojnë prej saj. 

Comments

Submitted by Aqif (not verified) on

Enver Hoxha do te ishte krenar sot po te shikonte se si Perendimi kapitalist bllokon mediat e kundershtareve te tij.
Dikur regjimi komunist vendoste zhurmues ne majen e Gllaves per ne ne jug te mos shikonim Greqine dhe Jugosllavine. Por nuk I shkoi mbane pasi shume fshatra nuk mund te shikonin tvsh gjithashtu.
Shume qytetare mesuan nje hile se si te kthenin antenat "skic" per te pare grekun......

Censure kapitaliste kjo me RT.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.