Lavrov, ekzorcisti i së keqes
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/08/lavrov_2018_08_01_11.jpg?itok=dVJudW-b)
Ministria e jashtme ruse postoi në profilin e saj në Facebook një foto "terapeutike", siç e karakterizon ajo imazhin e ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili shfaqet në një sfond me qiellin blu, buzëqesh dhe mban në shpatulla një flamur të madh rus.
Në Facebook-un e Ministrisë së Jashtme fotoja shoqërohet me fjalët:
"Foto Terapeutike. Të vendoset në pjesët më të prekura të planetit. Në disa rajone gjeografike, mund të ketë efekte ekzorcizmi"
Rasti tipik i një lloj kulti më vete i një zyrtari që është ndoshta i vetmi që konkuron për famë Vladimir Putinin. Për shumëkënd Lavrov konsiderohet si diplomat i klasit të parë dhe larg standardit sovjetik të ministrit të Jashtëm që thjesht përsërit papushim të njëjtin qëndrim.
Comments
lavrov aparatçiku
Eshte nje dogmatik i dale nga matrice e aparatçikve te dikurshem.
Add new comment