Politikë "Sponsored" në Facebook
Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në faqen e tij në Facebook dy patentat e lundrimit që mbajnë emrin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. E veçanta këtu është se Berisha ka promovuar fotolajmin në një postim me pagesë siç shihet edhe në foto, ndonëse me algoritmin e Facebook, normalisht postimi u shkon të paktën 50 mijë ndjekësve nga 1 068 861 që ka Berisha.
Me siguri që patenta e Saimir Tahirit si navigator anijesh të mëdha do të qarkullojë mes qindra mijëra njerëzish tani edhe falë angazhimit në Facebook të z. Berisha që po adopton të enjte të përditshme në rrjetin social.
Add new comment