Ministri u dekretua. Në pritje të rendit

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka dekretuar sot Sandër Lleshajn në detyrën e ministrit të Brendshëm. Kreu i shtetit ka miratuar propozimin e kryeministrit Edi Rama depozituar në datën 9 nëntor.
Lleshi vjen në detyrë pas një debati mbi kushtetueshmërinë e refuzimit të parë të presidentit, ndërkohë që kësaj radhe kryeministri Rama ka folur me tone konstruktive në raport me presidentin.
Njeriu i duhur në kohën e duhur, thotë Rama për Lleshajn. Mbetet për t'u parë.
Add new comment