Ishte ushtarak aktiv. U propozua lirimi vetëm...dje
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2018/11/sander%20lleshi%20-%20gjeneral_bthmb_2018_11_16_12.jpg?itok=6U_xaCa3)
Presidenti i Republikës ka paralajmëruar sot dekretimin e Sandër Lleshit/ajt në detyrën e ministrit të Brendshëm. Me një dekret të orës së fundit, Ilir Meta ka dekretuar nxjerrjen në lirim të Sandër Lleshajt, duke konfirmuar kështu zyrtarisht se kandidati i Edi Ramës ka qenë deri më tani ushtarak aktiv.
Presidenti njoftoi ditë më parë 14 pyetje për Ministrinë e Mbrojtjes të cilat kërkonin informacion për statusin e Lleshajt që më vonë bëri kërkesë për lirimin.
Situatë qesharake e krijuar nga kryeministri që doli dhe u kapardis në Parlament me “argumente” imagjinare të cilat sot kanë rënë. Në dekretin e sotshëm bie në sy se lirimi I Lleshit është propozuar nga ministri i Mbrojtjes vetëm dje, ccka sqaron më së miri se kush e nakatosi gjellën edhe kësaj radhe.
Por mesa duket pazari është mbyllur dhe Lleshi e ka pasuruar cv-në e vet me një detyrë që e ka nisur me probleme.
Add new comment