Politikë
Që shqiponja të mos perceptohet si simbol i periferive
Simbol i një nacionalizmi inert, shqiponja(e Doganës) përkujtonte në shëmtinë e vet thatësirën shpirtërore dhe etike që përshkruan shoqërinë shqiptare të këtij tranzicioni të gjatë. Pa një referim të ri, pa një orientim në vlera, ky lloj nacionalizmi është varianti i vetëm “legjitim” i një shoqërie që kërkon edhe ajo markën e vet të shekullit të 21-të.
Një pikëpamje “greke” mbi zgjerimin e ujërave territoriale
Angelos M. Syrigos, profesor i asociuar, ekspert i ligjit ndërkombëtar në Universitetin Panteion të Athinë, publikon sot një opinion në gazetën “Kathimerini”, titulluar: “Ujërat territoriale greke dhe Turqia”.
Nis procesi i bindjes së Presidentit për Sandër Lleshin
Zyra e shtypit e Presidentit të Republikës njofton se se ka nisur atë që e quaj procesin e bashkëpunimit për emërimin e ministrit të ri të Brendshëm. Këshilltari Tedi Blushi ka publikuar një qëndrim sipas të cilit:
Berisha thirrje punonjësve të Forcave të Rendit: Mos zbatoni urdhërat e Sandër Lleshit. Janë nul
Ish-kryeministri Sali Berisha ka sot gjatë një interviste për “Abc News” se emërimi në detyrën e zv.ministrit të Brendshëm të Sandër Lleshit është antikushtetues, antiligjor. Duke iu referuar ligjit për Këshillin e Ministrave dhe Kodit të Procedurave Administrative, Berisha tha se caktimi i tij bie ndesh me çdo normë juridike, çka e bën çdo akt të ndërmarrë këtej e tutje nul. Berisha u ka bërë thirrje të gjithë punonjësve të Forcave të Rendit të mos zbatojnë asnjë urdhër të Sandër Lleshit sepse ato nuk kanë bazë ligjore.
Vrasja e Katsifas, avokati Likurezos nuk përjashton padinë ndaj shtetit shqiptar
Avokati i familjes Katsifa, Aleksandhros Likurezos nuk përjashton mundësinë e një padie ndaj shtetit shqiptar në lidhje me vrasjen e 35-vjeçarit në Bularat. Në bisedë telefonike për Tema Tv, Likurezos akuzon autoritetet shqiptare për mosbashkëpunim.
Kërkesa e dytë për dekretimin e Lleshit, a do ta “dredhë” Presidenti i Republikës?
Kryeministri Edi Rama ka përcjellë sot kërkesën e dytë për dekretim të Sandër Lleshit në detyrën e ministrit të Brendshëm. Përmes një njoftimi në tuiter, Rama thotë se kërkesën e ka shoqëruar me një relacion shpjegues se përse duhet dekretuar ministri.
Ceremoni politike për Katsifan
Ambasada e SHBA: Ministria e Brendshme nuk është funksionale
Ambasada e SHBA në Tiranë ka shpërndarë një deklaratë përmes së cilës konsideron se Shqipëria nuk ka një Ministri të Brendshme funksionale, pavarësisht se kryeministri Edi Rama vlerësoi se puna vazhdon njësoj.
Mattarella: Të gjithë e ndjejmë veten si në shtëpinë tonë mes arbëreshëve
Një vizitë patjetër shumë e rëndësishme dhe me konotocion simbolik të posaçëm mund të konsiderohet ajo e presidentit të Republikës, Ilir Meta në komunitetin arbëresh të Kalabrisë në Shën Demetër Korona.
Ai është shoqëruar nga homologu italian, Sergio Mattarella, që e ka konsideruar tokën e arbëreshëve si vendin ku të gjithë
arbërershë, shqiptarë, italo-arbëreshë dhe italianë e ndjejme veten në shtëpinë tonë
Kalabria dhe Shqipëria një lidhje që reziston prej 600 vjetësh
Ilir Meta u prit me shumë entusiazëm në Lungro të Kalabrisë, ku mijëra arbëreshë dolën për t’i uruar mirëseardhjen kreut të shtetit shqiptar.
“Kalabria është shumë e rëndësishme për ne, sepse këtu është zemra e bashkësisë arbëreshe të zhvendosur në Itali që në Mesjetë. Ju jemi mirënjohës që kanë ruajtur gjuhën, traditat, zakonet, identitetin që nga koha e Skënderbeut. Është meritë e tyre, por edhe e kalabrezëve dhe italianëve, që i kanë mirëpritur.’’ – u shpreh Presidenti Meta.