Nis procesi i bindjes së Presidentit për Sandër Lleshin

Postuar në 10 Nëntor, 2018 15:04

Zyra e shtypit e Presidentit të Republikës njofton se se ka nisur atë që e quaj procesin e bashkëpunimit për emërimin e ministrit të ri të Brendshëm. Këshilltari Tedi Blushi ka publikuar një qëndrim sipas të cilit: 

Prej ditës së djeshme, pas mbërritjes së propozimit, Presidenti i Republikës Sh.T.Z. Ilir Meta ka nisur procesin e bashkëpunimit me institucionet përgjegjëse për të marrë përgjigje të qarta, të plota dhe shteruese ndaj të gjitha çështjeve për të cilat Presidenti nuk mundi të sqarohej herën e parë pavarësisht nga përpjekjet e tij të vazhdueshme për bashkëpunim.
Lidhur me këtë proces të ri, Presidenti ka vendosur të informojë mbi kërkesat e tij edhe Kryetarin e Kuvendit, pasi procedura e emërimit të një ministri është proces bashkëpunimi i detyrueshëm e kushtetues midis tre institucioneve (Kryeministri, Presidenti, Kuvendi).
Presidenti Meta është i vendosur të përmbushë përgjegjësitë e tij kushtetuese me rigorozitet dhe brenda afateve kushtetuese, vetëm në interes të respektimit të Kushtetutēs dhe forcimit të sigurisë kombëtare ku Ministria e Brendshme ka një rol kyç

Çka do të thotë se Ilir Meta mund të dekretojë edhe po edhe jo për Sandër Lleshin, aktualisht në detyrën e zv.ministrit. 

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.