Mattarella: Të gjithë e ndjejmë veten si në shtëpinë tonë mes arbëreshëve
Një vizitë patjetër shumë e rëndësishme dhe me konotocion simbolik të posaçëm mund të konsiderohet ajo e presidentit të Republikës, Ilir Meta në komunitetin arbëresh të Kalabrisë në Shën Demetër Korona.
Ai është shoqëruar nga homologu italian, Sergio Mattarella, që e ka konsideruar tokën e arbëreshëve si vendin ku të gjithë
arbërershë, shqiptarë, italo-arbëreshë dhe italianë e ndjejme veten në shtëpinë tonë
Mattarella ka bërë një kalim historik të figurave arbëreshe në Itali të cilët i ka konsideruar si bashkëudhëtarë në punën e përbashkët për unifikimin e Italisë.
Profesor Altimari që ka mbajtur një fjalë në këtë aktivitet në Kolegjin e Shën Adrianit, ka përshkruar të gjithë shtrirjen, organiziin dhe historinë e arbëreshëve, ndërkohë që presidenti Meta ka cilësuar epokën e Skënderbeut si moment kulmor në marrëdhëniet mes të dyja vendeve.
Add new comment