Gruevski, modeli i një kryeministri nacionalist
Lajmi për dënimin e ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikola Gruevski me dy vjet burg nga një gjykatë e shkallës së dytë, me siguri nuk ishte si një "rrufe në qiell të hapur”. Gruevski është i njohur gjerësisht për dy "arritje". E para për rritjen e nacionalizmit sllavomaqedonas dhe e dyta për përfshirjen në një seri rastesh të korrupsionit.
Projekti i madh “Shkupi 2014”, i debatueshëm në çdo kuptim, ishte një operacion që përforcoi ndjenjat anti-greke te sllavomaqedonët, shkaktoi fërkime me Bullgarinë dhe përkeqësoi konfliktin e brendshëm etnik, sepse përjashtoi mundësinë e vendosjes së statujave të heronjve shqiptarë. Sipas qendrës kërkimore, BIRN e gjithë kostoja e projektit shkoi në 560 milionë dollarë, kur GDP-ja e vendit nuk është më shumë se 10 miliardë.
Përfshirja e Gruevskit në të paktën pesë raste të korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin, nxori në dritë veprimtarinë e një lideri nacionalist, i cili injoroi aspiratat e njerëzve, duke zhytur më tej në varfëri shtresat e margjinalizuara sociale, ndërsa më herët aplikoi një model të retorikës nacionaliste në diskursin publik.
Skandalet e Gruevskit nisën të zbuloheshin në vitin 2014. Shitja e Makedonska Banka biznesmenit serb Jovica Stefanoviq Nini, kundrejt një rryshfeti prej 1.5 mln eurosh u denoncua nga atëherë lideri i atëhershëm i opozitës Zaev, i cili publikoi përmbajtjen e bisedave telefonike, gjatë së cilës Gruevski dhe bashkëpunëtorët e tij të ngushtë ishin në negociata me sipërmarrësin serb për mënyrën e marrjes së rryshfetit. Gjykata refuzoi të marrë në shqyrtim materialin audio, duke e cilësuar të paligjshëm përgjimin.
Gruevski vazhdoi të kultivonte një marrëdhënie më të ngushtë me Rusinë. Putin përmes Ministrisë së tij të Jashtme shprehu mbështetje ndaj qeverisë si tij, duke i kërkuar Perëndimit të mos lejojë krijimin e një "Shqipërie të Madhe". Rusia nga ana e saj mbështeste krijimin e një enklavë të fortë në qendër të Ballkanit, që do të prishte planet e Perëndimit. Marrëdhëniet mes Rusisë dhe Hungarisë dhe Hungarisë dhe Maqedonisë konsiderohen të shkëlqyera, kështu që ka një përgjigje pse Gruevski zgjodhi Budapestin për të kërkuar azil politik.
Ndër të shohim sesi një kryeministër autoritar, pavarësisht nga narrativa etnocentrike nuk u kujdese për mirëqenien dhe përparimin e vendit, por shpërdoroi fondet publike për të siguruar mbijetesën e tij politike, duke e shtyrë vendin në prag të një konflikt përsëritës ndëretnik dhe izolimit ndërkombëtar Ballkani dhe Evropa po kalon nëpër një fazë të re të rritjes së nacionalizmit, duke harruar historinë e kohëve të fundit. Qytetarët duhet të jenë të dyshimtë për çdo formë patriotizmi.
Marrë me shkurtime nga cnn.gr
Autori: Nikolaos Paunis, ekspert i çështjeve ballkanike dhe ndërkombëtare
Add new comment