Politikë
Frikë nga vota e pakontrolluar!
Socialistët e Shqipërisë, e bashkë me ta edhe analistët që orbitojnë për mirëqenien e tyre të përhereshme, duket se po e kapin veten gafil si patriotë. Madje nacionalistë. I ndihmon për këtë Himara, humbja e zgjedhjeve përballë një njeriu si Fredi Beleri, dhe me gjasë edhe frika se edhe më 4 gusht, Petro Gjikuria do të rikonfirmohet. Shkruan sot p.sh një gazetar, ish-diplomat, Skënder Minxhozi:
Duan ta krahasojnë me Trump, por ironikisht rasti i Berishës ngjan me atë të Biden
Ka një përpjekje të pakuptimtë nga disa aktorë të opozitës për të krahasuar rastin e Donald Trump me atë të Sali Berishës. Në aspektin gjyqësor dhe mandej atë politik, duke supozuar se njësoj si Trump në ShBA edhe Berisha qëndron i vetëm përballë establishmentit në Shqipëri.
Nëse heqim kullat e Tiranës, ky krahasim edhe mund të kalonte si një argument i mendjeve të irrituara të asaj që sot edhe z. Berisha e quan “partia më e madhe e opozitës” në mbështetje të një teorie viktimizimi dhe analogjie të Davidit me Goliatin.
Mirë apo keq? Heqja e ligjit të luftës nga Greqia krijon kushtet praktike që çamët të kthehen në shtëpi
Mediat shqiptare kanë krijuar një kategori të re kërkimi në Google. Ky është Ligji i Luftës me Greqinë.
Sekreti që SHISH nuk e mban dhe nuk e krijon dot
Ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar të Sigurisë shefja enigmatike e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni. Në media është raportuar se ajo është shprehur se “shërbimet serbe dhe ruse janë armiqësore me Shqipërinë”.
Fillimet e Reaksionit, deputeti Xhafaj flet për Populizëm Gjyqësor
Ka folur në seancën e djeshme parlamentare edhe Fatmir Xhafaj, një ndër njerëzit më aktivë në realizimin e reformës në drejtësi, ish-ministër i Brendshëm dhe I Drejtësisë dhe një njeri i koniunkturave në Partinë Socialiste. Në fjalën e tij, gjatë një seance ku raportonin përfaqësues të sistemit të drejtësisë, z. Xhafaj u shfaq gati si një lektor mbi puën e përfaqësuesve të sistemit dhe parimet e saj, duke vendosur një listë të gjatë kritikash që kapën majën me akuzën për Populizëm Gjyqësor.
Kosovë, përplasje për ligjin e ri për Këshillin Prokurorial
Në Kosovë, Këshilli Prokurorial (KPK) thotë se qeveria nuk i ka përfshirë në ligjin e ri propozimet e saj. Në një deklaratë, KPK thotë se ligji i miratuar më 11 korrik nuk reflekton sugjerimet e saj.
Sipas tyre në emër të reformave, qeveria e partia në pushtet po synojnë ta defunksionlaizojnë sistemin prokurorial.
Në Republikën Onkologjike Socialiste të Shqipërisë
E marrim se çdo gjë që thuhet për Fredi Belerin është e vërtetë. Në parantezë përsërisim: ai nuk duhej lejuar të kandidonte. Aty zë fill historia. Por e quajmë se ai është i ligu i të ligjve që i ngeci atdheut të dashur të trojeve të Himarës që synohet të socialistllarizohet.
Pse janë kaq të sigurtë hajdutët e Shqipërisë?
Atentati ndaj Donald Trump vjen në një sezon tensioni dhe dhune ndaj politikës që jep të kuptojë se diçka nuk funksionon në shoqëri. Pak javë më parë u qëllua mbi Robert Fico të Sllovakisë, ndërkohë që sulmi i fundit fizik në Europë ndoshta ka qenë goditja e Berlusconit me një statujë. Dhe në mënyrë domethënëse, Berlusconi ishte pararendës i Trump dhe trumpizmit.
Ventilatori i plehrave kap edhe gazetarë
SPAK mësohet se ka lëshuar 8 urdhër arreste për aferën e inceneratorit, ndonëse ende nuk ka publikuar një njoftim zyrtar. Mes të akuzuarve janë ish-administratorja e kompanisë, Denisa Tollkuçi, dhe biznesmeni Ilir Dedja, i njohur për miqësinë me ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj.
Urdhër-arrestet janë firmosur nga prokurori i dosjes, Dritan Prençi dhe kanë marrë miratimin e gjyqtares Irena Gjoka.
Lejohet të betohet në Europë
Fredi Beleri ka siguruar lejen për të udhëtuar drejt Strasburgut, ku do të betohet si eurodeputet.
Mediat greke raportojnë se Beleri do të udhëtojë të hënën drejt Athinës, nga ku më pas do të zhvendoset në Strasburg, për të marrë pjesë në mbledhjen e PE si eurodeputet i zgjedhur.