Opinion

Rroftë 18 shkurti! Poshtë 18 qershori!

Postuar në 16 Shkurt, 2017 21:31

Qysh i vogël më ka pëlqyer gjumi i mëngjesit dhe gjithmonë e kam pasur të vështirë të zgjohem para mesditës. Ngaqë isha gjumash i madh, nuk më çuan kurrë në kopsht. Më mbante gjyshja në shtëpi. Filloren e fillova dhe e mbarova mbasdite. Ndërsa gjimnazin dhe të lartën për filozofi, i bëra natën. Një vit përpara se të merrja diplomën përhapa fjalë se vuaja nga një sëmundje shumë e rrallë e syve, që me demek “më pengonte shikimin në dritën e ditës” dhe për këtë “mjekët më kishin rekomanduar që të qarkulloja vetëm kur të binte muzgu”...

18 shkurt, jo fati i një proteste, por fillimi i një rezistence*

Postuar në 16 Shkurt, 2017 11:01

Partia Demokratike po përgatitet prej ditësh për një tubim- protestë që do të zhvillohet këtë të shtunë në Tiranë. Ky manifestim i opozitës po pritet si një provë e forcës së saj dhe po shihet si një sfidë e PD pas katër vitesh plot ulje- ngritje në përballjen me mazhorancën e Edi Ramës.

Çështje kohe derisa të derdhet sërish gjak rrugëve

Postuar në 15 Shkurt, 2017 10:11

Më shumë se një shekull më parë SHBA u përfshinë nga një luftë civile përçarëse dhe e përgjakshme, e cila ndau njerëzit e këtij vendi deri në palcë. Ndau miqtë, familjet dhe me gjasë vetë kombin teksa një vijë ndarëse u hoq, e cila ndante Shtetet e Unionit të Veriut nga Konfederata e re e sapoformuar e shteteve të Jugut.

Humbja e Agollit, nostalgjia për diktaturën dhe rehabilitimi neokomunist i saj

Postuar në 14 Shkurt, 2017 08:40

Ceremonia e bujshme mortore e majtistëve, me pjesëmarrje qeveritare dhe e organizuar me komision shtetëror në ish-Pallatin e Kongreseve të PPSH, pasuar me fjalime patetike të lamtumirës përcjellëse nga ithtarët e Agollit, si dhe shpërthimet histerike në media kundër atyre pak zërave kritikë ndaj “veprës” së tij kryesisht dhe thellësisht ideologjike, më shtynë në reflektime dhe më detyruan të shkruaj këto radhë.

Komunizmi – Uzurpatori i fesë

Postuar në 09 Shkurt, 2017 18:22

“Një ndër pikat e forta të sistemit komunist është se ka disa nga karakteristikat e fesë dhe të nxit emocionet e saj”

                  Albert Ainshtajn

Gjirokastra mes UNESCO-s dhe lapsit të Ministrisë së Kulturës*

Postuar në 08 Shkurt, 2017 23:30

Më bën përshtypje qe  numri i monumenteve në Listën e  UNESCO-s për Gjirokastrën, nuk përputhet me Listën e monumenteve që ka të zyrtarizuar tani vonë Ministria e Kulturës,- kjo në substancë nuk ka shumë rëndësi dhe nuk shërben  si alibi, – numri i monumenteve të skualifikuar dhe të hequr, të kategorisë së dytë, është i madh dhe përbën në koleksionin kryesor gati gjysmën e monumenteve të njohur ndërkombëtarisht dhe juridikisht nga ONESC-o!

Mjaft më me tallje ndaj Albanologjisë!

Postuar në 07 Shkurt, 2017 08:24

Qendra e Studimeve Albanologjike është krijuar në vitin 2007, me një “sharrë” të fortë që çfarë s’preu: organika, fonde, botime, benefi ce për punonjësit shkencorë nga puna e tyre etj.

Zgjim nga letargjia**

Postuar në 06 Shkurt, 2017 08:20

Prej 25 vitesh Rumania është në rrugën e ripërtëritjes. Një vend, që si vende të tjera të ish-bllokut komunit lufton me trashëgiminë e epokës komuniste. Herë mirë, herë keq. Një hap para, dy hapas pas. Pastaj sërish dy hapa përpara, dhe një pas. Kështu vazhdon historia gjithë këto vite. Kriza të shpeshta, aq sa të krijohet përshtypja, se vendi do të zhytet në kaos dhe katastrofë. Por gjithsesi vendi ecën përpara. Por si do të ndodhë kësaj here?

Kur Dritëroi takoi S. Protopapën…

Postuar në 03 Shkurt, 2017 18:52

Në një mbrëmje të fillimvitit 1992, në derën e apartamentit të Dritëro Agollit (te pallati përballë MAPO-s në rrugën e Dibrës), trokiti një burrë i thinjur. Kur Dritëroi hapi derën, burri i thinjur e pyeti: “A e di kush jam unë?”. Dritëroi ngriti supet. Dhe me të drejtë. Burri i thinjur kishte ikur nga Shqipëria qysh në vitin e largët 1944, kur Dritëroi kishte qenë vetëm 13 vjeç.

“Jam Sali Protopapa,” - i tha burri i thinjur.

Pas disa të dhjetash të sekondës hutimi, Dritëroi e ftoi Protopapën në shtëpi.

“Miliardi” që mund të rrezikojë Shqipërinë

Postuar në 03 Shkurt, 2017 13:06

Përmes një serie deklaratash politike dhe disa tubimesh mes militantësh, kohët e fundit po promovohet në publik me germa të mëdha “One Billion Project” – një miliard dollarë më shumë që do t’u shtohen investimeve publike gjatë katër viteve në vazhdim. Efektivisht, duke shtuar dhe investimet publike të programuara sipas rregullave normale buxhetore, investimet publike pritet të shkojnë në 1 miliard dollarë në vit! Kjo është gjëja më e dëshirueshme dhe që publiku sigurisht që e mirëpret.

Pages

Subscribe to RSS - Opinion