Në Vëmendje
Kujdes me formularin e adresave – kërkon më shumë nga sa detyron ligji
Formulari i ri për adresarin nuk I përgjigjet ligjit dhe kërkon të mbledhë të dhëna që tejkalojnë kërkesat e vetë ligjit. Kështu raporton sot Vizion Plus që bën me dije se ky fakt pranohet edhe nga vetë Gjendja Civile, por e cila as e vë ujët në zjarr.
Kërkohet 25 vite burg për Mark Frrokun, ish-deputetin e Rilindjes
Prokuroria ka kërkuar dënimin me 25 vite burg për Mark Frrokun, ish-deputetin demokristian të mazhorancës në pushtet. Pretenca u dha në seancën e sotme në ngarkim të Frrokut, pas një serie të gjatë seancash, ndërkohë që ish deputeti ka qëndruar në burg. Duke argumentuar kërkesën e vet, akuza kërkoi edhe 10 vite heqje të së drejtës për ushtrim të funksioneve publike.
Forcohet kufiri grek me Maqedoninë, frikë nga skenari i luftës civile
Greqia po ndjek me shqetësim të madh krijimin e një klime destabilizimi në Maqedoni për shkak të polarizimit dhe ngërçit politik ku është futur vendi. Sipas vlerësimeve të Athinës kjo situatë çon matematikisht në luftë civile.Gazeta “Ethnos” shkruan se nisur nga kjo situatë e krijuar në kufirin veriperëndimor të vendit, Ministria e Jashtme, ajo e Mbrojtjes dhe Ministria e Brendshme u urdhëruan të marrin masat e nevojshme parandaluese për të forcuar kufirin midis Follorinës dhe Kosturit.
Maqedonia, drejt kantonizimit apo luftës ndëretnike?
Pikëpyetjet për të ardhmen e Maqedonisë shtohen për sa kohë kriza e thellë politike nuk po merr zgjidhje, pavarësisht presionit të madh ndërkombëtar kryesisht nga BE dhe SHBA. Skenari më paqësor do të ishin zgjedhjet e parakohshme, variant që nuk parashtrohet në analizat si të mediave apo dhe zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që e njohin mirë rajonin dhe çështjen në fjalë. Kështu The Economist flet për një impenjim të ndërkombëtarëve dhe skenarave të luftës që artikulojnë mediat serbe, duke theksuar se rëndësia gjeopolitike është kthyer në rajon.
Raporti i Europol: Shqipëria, burimi kryesor i kanabisit bimë
Kemi dëgjuar shpesh për krimin shqiptar anembanë Europës, Bashkimit Europian, mediat e të cilit nuk i lënë gjë mangut traditës më të errët të propagandës baltosëse. Por e vërteta statistikore, ajo policore dhe institucionale, qëndron ndryshe. Sipas një raporti të Europol për vlerësimin e kërcënimeve serioze të krimit të organizuar, në hapësirën e BE-së operojnë aktualisht 5 000 grupe ndërkombëtare të krimit të organizuar, nga 3 600 në vitin 2013.
Sqarim i llojit Veliaj për tarifën e parkimit me sms
Pak ditë pas ResPublica publikoi paqartësitë që lidhen me tarifën për parkimin publik me sms, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është përpjekur të bëjë një lloj transparence, por pa sqaruar pse qytetarëve u është thënë për një tarifë 100 lekë për sms, kur në fakt në të nuk përfshihet 20%-i tvsh-së, çka dotë të thotë se fatura fundore është 120 lekë për sms. Veliaj thotë se paratë nga parkimet me sms shkojnë për gjelbërimin e Tiranës.
Dyrrahu, Durrësi, Dako - Debat për Velierën(video)
Debati u zhvillua në emisionin "Të Paekspozuarit".
Sa shtrenjtë na kushton Erion Veliaj? Të gjithë po paguajmë për “nikoqirin e Republikës”
Erion Veliaj po prezantohet si punëbërësi më i madh dhe më i zellshëm që ka para Shqipëria pas rënies së komunizmit. Një staf i tejfryrë i marrdhënieve me publikun kujdeset që kryetari i bashkisë së Tiranës të jetë ccdo ditë në televizor për të prezantuar një vepër dhe një premtim të përmbushur , edhe kur është fjala për një xhiro me autobus nga Qendra deri në Laprakë.
Nisin hulumtimet për “viruset” përgjuese të CIA-s
Hulumtim urgjent kanë nisur agjentët e CIA-s dhe FBI për të përcaktuar se nga ka rrjedhur informacioni mbi veprimet dhe mjetet hakeruese të CIA-s të inkorporuara në pajisjet e gjigandëve të teknologjisë si Apple dhe Samsung.
Gjykata Kushtetuese: Çështje procedure rishyrtimi i dënimit të përjetshëm për Aldo Baren
Ish-kreu i bandës së Lushnjës, Aldo Bare i dënuar me burgim të përjetshëm do të rigjykohet në Gjykatën e Lartë. Bashkëngjitur me këtë vendim të saj Gjykata Kushtetuese ka sqaruar edhe lajmet e publikuara për një shfuqizim nga ana e saj të burgimit të përjetshëm për Baren.