Nisin hulumtimet për “viruset” përgjuese të CIA-s
Hulumtim urgjent kanë nisur agjentët e CIA-s dhe FBI për të përcaktuar se nga ka rrjedhur informacioni mbi veprimet dhe mjetet hakeruese të CIA-s të inkorporuara në pajisjet e gjigandëve të teknologjisë si Apple dhe Samsung.
Së fundmi WikiLeaks publikoi mijëra dokumente sekrete dhe të klasifikuara, sipas të cilave Shërbimi Amerikan i Inteligjencës infektoi për qëllime përgjimi pajisjet mobile me sistemin operativ Ëindoës, Android, iOS, OSX dhe Linux.Në këto dokumente thuhet se që prej qershorit të 2014 CIA krijoi një virus kibernetik të koduar me emrin «Weeping Angel», i përshtatur për t’u infiltruar dhe operuar në televizorët Smart TV të serisë Samsung F 8000.
Ky virus bën që televizori të duket i mbyllur, por në fakt regjistron biseda audio, të cilat më pas transferohen përmes internetit në serverin e CIA-s kur televizori është i ndezur. WikiLeaks thotë gjithashtu se që nga viti 2016 CIA ka krijuar një arsenal prej 24 sistemesh Android të quajtura si vrima të sigurisë. Pajisje të markave Samsung, HTC dhe Sony thuhet se janë infektuar CIA-s me qëllim që ajo të kishte akses në mesazhet e Whatsapp, Signal, Telegram dhe Weibo. Po ashtu thuhet në njësi speciale e CIA-s thuhet se kishte vënë në shënjestër pajisjet iPhone dhe iPad për të hyrë në të dhënat e vendndodhjes, aktivizuar kamera dhe mikrofon ose lexuar mesazhet.
Add new comment