Në Vëmendje
AKIP: Informacion nga prokuroria dhe Ministria e Financave për lajmin e kontenierëve me mbetje nga Italia
Dështon përpjekja e parë e Perëndimit për të bindur Ivanov
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara janë treguar të drejtëpërdrejtë me presidentin maqedonas Gjorgje Ivanov pas refuzimit të tij për t’i dhënë liderit të social –demokratëve Zoran Zaev mandatin për krijimin e qeverisë së re për shkak të platformës së partive shqiptare.
Përfaqësuesja e Lartë për Politikën e Jashtme, Federica Mogerini, e cila vizitoi Shkupin këtë të enjte lëshoi një ultimatum në adresë të Ivanov, duke i kërkuar qe brenda ditës së hënë t’i japë mandatin përfaqësuesit të mazhorancës parlamentare dhe të lejojë bashkqeverisjen me BDI-në.
Kryeministri i Maqedonisë, Dimitriev: Edi Rama po ndez zjarrin e nacionalizmit
Një pjesë e politikës dhe opinionit maqedonas po konsolidojnë mendimin se kriza e tanishme është provokuar nga ndërhyrja me sens nacionalist e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. NDonëse sot ka shkruar diçka në Facebook edhe presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë i Maqedonisë, Emil Dimitriev, ka preferuar ta kërkojë problemin e krijuar nga një platform maksimaliste tek Edi Rama.
Votim elektronik për gjyqtarët, por jo për shqiptarët
Një aventurë me një përfundim të qartë: dështimin. Kështu ui cilësua votimi elektronik nga kryeministri Edi Rama më 20 janar të këtij viti. Si përherë, “argumenti” teknik është opinioni negativ i OSBE-ODIHR. E teksa rrëfen me siguri se dështimi është drejtimi ku të çon votimi elektronik, kryeministri dhe aleati i tij në qeveri, pranojnë që të “luajnë kumar” me këtë aventurë, kur e vënë atë në përdorim për shortin e gjyqtarëve.
Platforma e gatuar në Tiranë prish "çorbën" e Maqedonisë
Marrin një tjetër kthesë zhvillimet në Maqedoni pas refuzimit që Presidenti Gjorge Ivanov, i bëri kërkesës për mandatimin e Zoran Zaevit si kryeministër. Pamvarësisht dorëzimit të 67 firmave që nevojiten për t’u mandatuar si negociator për krijimin e qeverisë së re, Zaevit i është kërkuar të hedhë poshtë dhe të mos pranojë platformën shqiptare si kusht për formimin e Qeverisë së re.
Po ju keni ndonjë përgjegjësi z. Kryeministër?
Kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar sot një takim me sipërmarrës në Shqipëri me të cilët ka ndarë qëndrimin e tij për nevojën e reformës në drejtësi e sidomos miratimin e vettingut. Rama ka sjellë disa shembuj të vendimeve të gjykatave për kthimin e pronave, të bëra tanimë të njohura edhe më parë, duke sugjeruar se vendimmarrjet skandaloze të gjykatave, në tejkalim madje edhe të pretendimeve të kërkuesve provojnë nevojën e pastrimit të sistemit.
Një shembull si CNN Greek lexon nacionalizmin shqiptar dhe Bujar Kapexhiun
Një skicë që tregon heronjtë e Revolucionit Grek të 1821, Theodooros Kolokotronis dhe Marko Boçari duke bërë shqiponjën me dy duar u kthye në lajmin viral të fundjavës që lamë pas si një tjetër shfaqje e irredentizmit dhe nacionalizmit shqiptar.
Kush gënjen për ekspertizën e Zharrëzës, Edi Rama apo Niko Peleshi?
Protesta e banorëve të Zharrëzës para Ministrisë së Energjetikës po hyn në ditën e tretë. Shkaku është bërë publik tashmë: operacionet e kompanisë Bankers Petroleum sipas tyre provokojnë lëkundje në zonë duke çuar në dëme materiale. Qeveria shqiptare aktuale, ka dështuar qartë në dhënien e një përgjigjeje shteruese në këtë drejtim, duke mbetur si jetime përballë një kompanie e cila përkohësisht thuhet se ka ndaluar operacionet e injektimit të ujit në tokë.
Protestuesit e Zharrëzës qëndrojnë ende para ministrisë
Protestuesit e Zharrëzës që kanë mbërritur të shtunën në Tiranë përpara Ministrisë së Energjisë, nuk janë larguar nga këto ambjente edhe pas negociatave me qeverinë. Prania e tyre para ministrisë tregon se ata ende nuk besojnë në atë çka u është premtuar nga qeveria dhe janë në pritje të një dokumenti të shkruar për zgjidhjen e problemit të tyre.