Një shembull si CNN Greek lexon nacionalizmin shqiptar dhe Bujar Kapexhiun

Postuar në 27 Shkurt, 2017 10:57

Një skicë që tregon heronjtë e Revolucionit Grek të 1821, Theodooros Kolokotronis dhe Marko Boçari duke bërë shqiponjën me dy duar u kthye në lajmin viral të fundjavës që lamë pas si një tjetër shfaqje e irredentizmit dhe nacionalizmit shqiptar. 
Pothuajse e njëjta optikë e të parit të lajmit nga rrjete prestigjoze nëse mund të quhen kështu  seksioni grek i CNN apo huffingtonpost.gr. Por më shumë se skica në vetvete, çfarë është lajm ka të bëjë pikërisht për mënyrën sesi lidhet nga këto dy media, rasti konkret me nacionalizmin shqiptar dhe disponimin antigrek të qeverisë shqiptare. 

CNN Greek thotë se provokimet e shqiptarëve po kapërcejnë çdo cak, duke iu referuar qarkullimit në rrjetet sociale të skicës që thamë më sipër. Kjo media e lidh këtë ngjarje, nëse mund të quhet ngjarje. me rastet e rekrutëve greke më origjinë shqiptare që u fotografuan duke bërë simbolin e shqiponjës, ndërsa  komenton edhe përpjekjen e kryeministrit Rama për të ndarë minoritetin grek nga çështje që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e qeverisë së tij me Greqinë. 

Të tjera media ia vënë autorësinë e skicës në fjalë Lëvizjes për Shqipërinë e Bashkuar, të kryesuar nga një tip si Tahir Veliu, aktiv në rrjetet sociale dhe faqen e Lëvizjes së tij kundër qëndrimit të Greqisë për çështjen çame.

Por historia është më banale se kaq, skica në fjalë është "vepër" e Bujar Kapexhiut, botuar në gazetën Mapo që në fillim të muajit shkurt. Tahiri vetëm sa e hodhi në Facebook. Prej këndej nisi filli i lajmit se Shqipëria ka bërë një tjetër hap provokativ ndaj Greqisë dhe këtë e thotë CNN, që lexohet në gjithë botën, ndoshta dhe për aftësinë e saj të për të nxjerrë lajme nga Facebooku. 

http://www.cnn.gr/news/ellada/story/69410/proklisi-skitso-kolokotroni-ka...

Comments

Submitted by arian (not verified) on

le te plasin greket frikacake, nje tufe me italianet. Keta mirren me shantazhime e mashtrime po kur vjen fjala per lufte i kap nami se nje pushke s'un e mbajne drejte. Pra cdo shqiptar dhe shqiptar arvanitas ne ushtrine greke le te beje shqiponjen qe gjithe bota ta shoh e po provuan te't arrestojne atehere ngrihe ate pushke edhe futja oficerit ne ball. Aj do shofim pastaj a do ta ndalojne shqiponjen me dy krena ne ushtri.

Submitted by Tahir Veliu (not verified) on

Ja niveli i pseudo-gazetës Respublica, e cila me shumë mundje dhe vështirësi ka arritur vetëm 50 pëlqime! Sinqerisht, juve nuk mund të ju cilësojmë as portal meqense nuk i keni shifrat! Shpreh keqardhje për nivelin tuaj!

Lexoni mes të tjerash çfarë keni shkruar!
"Të tjera media ia vënë autorësinë e skicës në fjalë Lëvizjes për Shqipërinë e Bashkuar, të kryesuar nga një tip si Tahir Veliu, aktiv në rrjetet sociale dhe faqen e Lëvizjes së tij kundër qëndrimit të Greqisë për çështjen çame."

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.