Kryeministri i Maqedonisë, Dimitriev: Edi Rama po ndez zjarrin e nacionalizmit
Një pjesë e politikës dhe opinionit maqedonas po konsolidojnë mendimin se kriza e tanishme është provokuar nga ndërhyrja me sens nacionalist e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. NDonëse sot ka shkruar diçka në Facebook edhe presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri në detyrë i Maqedonisë, Emil Dimitriev, ka preferuar ta kërkojë problemin e krijuar nga një platform maksimaliste tek Edi Rama.
“Përzierja nuk i ndihmon Shqipërisë ku qytetarët presin prej jush të punoni lidhur me dobësitë në sundim dhe ekonomi, por nuk i ndihmon as Maqedonisë ku qytetarët duan vend sovran dhe të pavarur në kufijtë ekzistues. Këta qytetarë paguajnë çmimin e ambicieve tuaja për ridefinimin e Maqedonisë, në vend që të reformoni Shqipërinë në kufijtë ekzistues. Nuk i ndihmon as partive të Maqedonisë ndaj të cilave silleni në mënyrë patronazhi dhe nënçmuese. Jam i bindur se edhe pa përzierjen tuaj do të gjejmë zgjidhje për sfidat tona. Për fund, është shumë jokorrekte që të ndizni zjarrin e nacionalizmit”, shkruan Dimitriev duke iu përgjigjur Ramës.
Ai është emëruar sipas Marrëveshjes së Përzhinës dhe më tej ka bërë të ditur “se gjuha shqipe është e përfaqësuar gjerësisht në Maqedoni dhe se shteti angazhon resurse të mëdha për promovimin e gjuhës dhe kulturës së komuniteteve”. Sipas tij kjo krizë do të tejkalohet, por një gjë është e qartë: politika e Jashtme e Shqipërisë aktuale, po acaron disa marrëdhënie.
http://meta.mk/sq/dimitriev-per-ramen-po-ndizni-zjarrin-e-nacionalizmit-...
Comments
Gafa e Edi Rames
Edi Rama ka synim me dy-tri manovra te paraqese vehten si lideri i te gjithe shqipetareve dhe nuk ia ndjen per pasojat e veprimeve te tij. Po keshtu kujton se duke u vene ne sherbim te BE e ambasadave ne kete menyre do te vrase dy zogj me nje gur! Edhe shqiptaret edhe te huajt ti beje per vete me SHOW! Por, nga qe nuk ia ndjen per pasojat ka bere nje gafe te madhe. Ka prekur sedren nacionale maqedonase dhe ka vene ne pozite teper te veshtire Zaevin! Nuk eshte dashur kurrsesi ti beje publikisht e zyrtarisht takimet me partite shqiptare ne Maqedoni! Kete e ka shfrytezuar VmroDpmne teper mire! Tani dalin problemet! Nqs krenaria qe buron nga shqiptaria na ben te mos na plase, OK, por kam frike se Rama nuk ka llogaritur mire gjerat!
Add new comment