Sqarim i llojit Veliaj për tarifën e parkimit me sms

Postuar në 11 Mars, 2017 13:01

Pak ditë pas ResPublica publikoi paqartësitë që lidhen me tarifën për parkimin publik me sms, kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është përpjekur të bëjë një lloj transparence, por pa sqaruar pse qytetarëve u është thënë për një tarifë 100 lekë për sms, kur në fakt në të nuk përfshihet 20%-i tvsh-së, çka dotë të thotë se fatura fundore është 120 lekë për sms. Veliaj thotë se paratë nga parkimet me sms shkojnë për gjelbërimin e Tiranës. Kjo nuk e justifikon faktin e mungesës së transparencës lidhur me këto para, ndërkohë që nuk është bërë publike kontrata e bashkisë me kompanitë celulare që janë ofruar për këtë shërbim. Gjatë një aktiviteti në zonën e Farkës, Veliaj foli për mbjellje pemësh dhe thyerje rekordesh, por jo për 20 lekëshin që po u merr me pabesi qytetarëve.

“Kemi thyer edhe rekordin tonë të 1 mijë pemëve në muaj. Pemët që shikoni në sfond dhe shumë pemë të tjera këtë vit do të mundësohen falë çdo pagese të parkimit publik me SMS. .... Çdo qindarkë që shpenzohet për parkimin publik në Tiranë, do ta shpenzojmë për të mbjellë sa më shumë pemë" -deklaroi Veliaj.

Bashkia e Tiranës ka kontratë me të gjithë operatorët e telefonisë celulare në vend dhe për numrat me kontratë pagesa prej 100 lekë i bashkëngjitet faturës mujore. Për abonentët e thjeshtë u zbritet menjëherë nga krediti që kanë në telefon. Por ndryshe kur pagesën e bën në dorë kundrejt biletës, pagesa me SMS funksion për një orë edhe nëse ndërron vendparkimin dhe shkon në një tjetër rrugë.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.