Gjykata Kushtetuese: Çështje procedure rishyrtimi i dënimit të përjetshëm për Aldo Baren
Ish-kreu i bandës së Lushnjës, Aldo Bare i dënuar me burgim të përjetshëm do të rigjykohet në Gjykatën e Lartë. Bashkëngjitur me këtë vendim të saj Gjykata Kushtetuese ka sqaruar edhe lajmet e publikuara për një shfuqizim nga ana e saj të burgimit të përjetshëm për Baren.
Gjykata thotë se ka pranuar pjesërisht kërkesën e ish-kreut të bandës së Lushnjës, duke shfuqizuar vendimin e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë të vitit 2005 që e dënoni Baren me burgim të përjetshëm, pasi gjetje shkejle proceduriale. Ky vendim sipas sa nuk ka cënuar vendimarrjen e Gjykatës së Shkallës së Parë dhe të Apelit për Krimet e Rënda, nga ku rezulton se kerkuesi është dënuar me burgim të përjetshëm.
Aldo Bare i njohur ndryshe si Alfred Shkurti u ekstradua nga Turqia në vitin 2009. Prokuroria e Krimeve të Rënda e akuzonte për krijimin e organizatës kriminale, 15 vrasje, për rrëmbim personi, shkatërrim prone si dhe trafik të drogës.
Add new comment