Maqedonia, drejt kantonizimit apo luftës ndëretnike?

Postuar në 13 Mars, 2017 18:32

Pikëpyetjet për të ardhmen e Maqedonisë shtohen për sa kohë kriza e thellë politike nuk po merr zgjidhje, pavarësisht presionit të madh ndërkombëtar kryesisht nga BE dhe SHBA. Skenari më paqësor do të ishin zgjedhjet e parakohshme, variant që nuk parashtrohet në analizat si të mediave apo dhe zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve që e njohin mirë rajonin dhe çështjen në fjalë.  Kështu The Economist flet për një impenjim të ndërkombëtarëve dhe skenarave të luftës që artikulojnë mediat serbe, duke theksuar se rëndësia gjeopolitike është kthyer në rajon. http://www.economist.com/news/europe/21718549-tensions-countrys-albanian...

Ish-ministri bullgar  i mbrojtjes Bojko Noef thotë se Maqedonia ka marrë fund dhe pyetja tani është nëse ndarja do të jetë e dhunshme apo paqësore. " Republika e Maqedonisë "nuk ka një të ardhme si shtet unitar, në praktikë kantonizimii tashmë është realitet. Pyetja tani është nëse ndarja finale do të jetë e dhunshëm ose paqësor "- tha ai në një intervistë për agjencinë Focus.

Noef, i cili ka ka shërbyer si ambasador i Bullgarisë në  NATO  komentoi se kriza politike po eskalon deri në ata pikë saqë "Republika e Maqedonisë" po  humbet aktin e sovranitetit. "Shkaqet janë komplekse, por me pak fjalë elita politike e vendit e mori të gjithë energjinë e vendit dhe shoqërisë  për të krijuar një të kaluar imagjinare, artificiale në vend se të ndërtonte të ardhmen e qytetarëve të vendit."Elita politike që sundoi vendin po e zhyt vendin për shkak të kompleksit të inferioritetit, mungesës së perspektivës  gjeopolitike, provincializmit dhe lakmisë personale", thotë Noef.

http://www.focus-fen.net/news/2017/03/09/417030/boyko-noev-macedonia-no-...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.