Kujdes me formularin e adresave – kërkon më shumë nga sa detyron ligji

Postuar në 16 Mars, 2017 15:43

Formulari i ri për adresarin nuk I përgjigjet ligjit dhe kërkon të mbledhë të dhëna që tejkalojnë kërkesat e vetë ligjit. Kështu raporton sot Vizion Plus që bën me dije se ky fakt pranohet edhe nga vetë Gjendja Civile, por e cila as e vë ujët në zjarr.

Ministria Brendshme në bashkëpunim me OSHEE krahas të dhënave personale,  numrin e identifikimit të kartës së identitetit dhe kontratës së energjisë elektrike, kërkon të specifikohet lloji i pronës nëse është biznes apo banesë, metrat katrorë dhe nëse është me qera, ka hipotekë apo është në proces legalizimi. Njerëzit kanë reaguar në forma të ndryshme, disa prej të cilëve madje kanë refuzuar ta plotësojnë atë. Referuar ligjit për sistemin e adresave, por dhe kontratës së nënshkruar mes OSHEE-së dhe kompanisë private që ka fituar tenderin për këtë projekt, thuhet qartë së  ky proces shërben për  “Identifikimin dhe popullimin e adresës për çdo shtetas, përfshirë dhe përditësimin e të dhënave për konsumatorët e energjisë”. Kjo do të thotë se çdo e dhënë tjetër nuk është detyrueshme për t’u plotësuar në formular. Këtë fakt e konfirmojnë edhe specialistë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile

raporton VP.

“Sa i përket të dhënave personale që merren nga çdo familje ato kalohen në kohë reale nga terreni në serverin e Ministrisë së Brendshme. Punonjësit e terrenit nuk kanë akses në të dhënat e marra dhe as mundësi për t’i përdorur. Ndërkohë Drejtoria e Gjendjes Civile deklaron se ky proces do të shoqërohet me gjobë për ata individë që nuk japin të dhënat siç i kërkon ligji dhe nëse brenda 28 korrikut nuk regjistrohen ne gjendjen civile ku banojnë”, informon televizioni në fjalë.

https://www.vizionplus.tv/pikepyetjet-e-adresarit-qytetaret-e-shqetesuar...

Comments

Submitted by tirane (not verified) on

dhe iu genjen mendja se delet do shkruajne e mbushin formularet sic i doni ju e do ua sjellin ne zerf.
eh cu genjen mendja shtet i kalbur hajdutesh njerezish te korruptuar dhe bmaskarejsh.
jeni aq patetike duke filluar nga ai polici i dezhurnit (i koruptuar pa piken e dyshimit) e deri ne karigen me kembe me te gjata aty pergjate bulevardit.
do na voni gjobe?! u pika se valla nuk jemi mesuar me keto hajvanlleqet tuaja. na u thartua kosi neve se do vini gjobe juve. sic i vini ashtu i hiqni, e i vidhni me pas, e zhvatni miliona nga keto a te tjera para. kujtoni se u beson njeri e u mer seriozisht.
delikuente!

Submitted by Qytetar i Shqetesuar (not verified) on

Kane bere shume gabime gjate regjistrimit dhe punes per adresarin e ri dhe nuk ke se ku te ankohesh. I gjithe projekti nga menyra si po realizohet ne menyre antiligjore dhe duke shkelur te drejtat e qytetareve. Nuk i jepet e drejta qytetarit se ku te ankohet per gabimet e shumta qe bejne punonjesit private ne terren dhe keto gabime jane ne dem te qytetareve qe do te sorrollaten me vone neper zyra per te korrigjuar gabimet qe kane bere persona te pakujdesshem dhe qe perseri qytetaret edhe do te paguajne nga xhepi per te korrigjuar gjithe keto gabime …

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.