adresari

Serbia fshin adresat e shqiptarëve. Çështja shkon në Kushtetuese

Postuar në 15 Nëntor, 2023 18:01

Mediat në Kosovë raportojnë se shqiptarë të ndryshëm me banim në Luginën e Preshevës i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese serbe për të kundërshtuar fshirjen e tyre nga adresari. Në dy dëshmi të deklaruara pranë mediave flitet për një veprim që duket i qëllimshëm nga autoritetet serbe për shkak se banorët thonë se nuk janë larguar nga vendi.

Jam gati të shkoj deri në Strasburg

citohet një shqiptare e Serbisë Jugore. 

Qeveria kërkon adresën e emigrantëve. Kush nuk e deklaron, nuk merr shërbime

Postuar në 28 Nëntor, 2020 11:16

Qeveria shqiptare, kjo e tanishmja, ka vendosur të marrë seriozisht veten dhe shtetin ku ka hipur duke pretenduar të marrë adresën e qëndrimit të shtetasve që banojnë jashtë territorit të Republikës. Përmes një vendimi të datës 4 nëntor, përherë me propozim të ministrit të Brendshëm, qeveria ka vendosur të detyrojë deklarimin e adresës së shtetasit shqiptar jashtë Shqipërisë, duke njoftuar se mosdeklarimi i adresës do të sjellë ndërprerjen e shërbimeve ndaj tyre që nuk janë asgjë më shumë se ato të Gjendjes Civile dhe ushtrimi eventual i të drejtës së votës.

Ka ndodhur një gabim i vockël: Të ndryshon Vendbanimi!

Postuar në 30 Shtator, 2020 01:33

Një raportim i para disa ditëve i TVT për disa parregullsi në gjendjen civile të disa qytetarëve dhe ndryshimin e vendbanimit prodhoi një situatë qesharake me një qeveri që shitet se ka çdo gjë nën kontroll. Drejtori i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj nuk u prononcua gjithë këto ditë dhe hera e fundit që e kemi parë atë të shfaqet në media, ishtë kur njoftonte gjobat për qytetarët që nuk vetëdeklarojnë vendbanimin.

“Çmendet” Adresari, ndryshon vetë gjendjen civile

Postuar në 18 Shtator, 2020 16:57

Shumë qytetarë janë përballur me një surprizë aspak të këndshme kur janë paraqitur te njësia administrative për të marrë certifikatë. Punonjësit u kanë komunikuar se ata nuk rezultojnë më banorë të lagjes, por të zonave të tjera.

Për Tvt përfaqësues të gjendjes civile thotë se sistemi ua ka ndryshuar automatikisht adresën nga një qytet në tjetrin.

Kujdes me formularin e adresave – kërkon më shumë nga sa detyron ligji

Postuar në 16 Mars, 2017 15:43

Formulari i ri për adresarin nuk I përgjigjet ligjit dhe kërkon të mbledhë të dhëna që tejkalojnë kërkesat e vetë ligjit. Kështu raporton sot Vizion Plus që bën me dije se ky fakt pranohet edhe nga vetë Gjendja Civile, por e cila as e vë ujët në zjarr.

Regjistrim popullsie me policë te dera, leje për të ndryshuar vendbanim

Postuar në 30 Janar, 2017 14:26

Qeveria ka marrë përsipër të disiplinojë lëvizjet demografike të popullsisë dhe hartografinë urbane përmes një ligji që do të detyrojë qytetarët të marrin leje sa herë duan të ndryshojnë adresë. Këtë e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri që sqaroi edhe rolin që do ketë policia në regjistrimin e ri të popullsisë.

Subscribe to RSS - adresari