Regjistrim popullsie me policë te dera, leje për të ndryshuar vendbanim
Qeveria ka marrë përsipër të disiplinojë lëvizjet demografike të popullsisë dhe hartografinë urbane përmes një ligji që do të detyrojë qytetarët të marrin leje sa herë duan të ndryshojnë adresë. Këtë e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri që sqaroi edhe rolin që do ketë policia në regjistrimin e ri të popullsisë.
"Ndryshuam ligjin, duke e bërë detyrim që qytetari të deklarojë vendbanimin sa herë ndryshon adresën. Në 6 muajt në vijim, qytetari mund ta ndryshojë falas adresën. Pas këtij afati nuk do lejohet qytetar që të banojë diku, e adresë ta ketë diku tjetër, dhe do të ketë gjoba për shkelësit"- tha ministri Tahiri teksa prezantoi nismën "Popullimi", porosi direkt e kryeministrit. Por projektligji i ri mbi sistemin e adresave ngre shumë pikëpyetje në raport me të drejtat Kushtetuese dhe ato të njeriut, por edhe në kontekstin në të cilin synohet të reformohet sistemi i adresave. Kjo pasi thuajse gjysma e popullsisë ka emigruar jashtë vendit dhe detyrimi për të deklaruar vendbanimin në respekt të afateve që vendos ligji, merr parasysh vetëm kushtet e qeverisë dhe jo të emigrantëve. Po ashtu lëvizja e lirë e qytetarëve është një e drejtë e sanksionuar në Kushtetutë dhe detyrimi për të marrë lejen e policisë për të ndryshuar vendbanim mund të atakohet nga pikëpamja e së drejtës Kushtetuese. Përveç kësaj qeveria ka financuar OSHEE-në për hartimin e një adresari dhe ligji në fjalë dublon pikërisht këtë nismë, përveç faturën financiare.
Comments
komunizmi nuk ka tjeter
komunizmi nuk ka tjeter fytyre. ne kohen e socializmit kemi marr leje per me shku ne dasem te miku a te kushriri apo diku tjter. ket kerkon te beje edhe kryeministri yn i dshur. te marrim leje ketij edhe kur flem me grat tona. kur do te kemi femije . diktature me vjen era
Add new comment