vendbanimi

Ka ndodhur një gabim i vockël: Të ndryshon Vendbanimi!

Postuar në 30 Shtator, 2020 01:33

Një raportim i para disa ditëve i TVT për disa parregullsi në gjendjen civile të disa qytetarëve dhe ndryshimin e vendbanimit prodhoi një situatë qesharake me një qeveri që shitet se ka çdo gjë nën kontroll. Drejtori i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj nuk u prononcua gjithë këto ditë dhe hera e fundit që e kemi parë atë të shfaqet në media, ishtë kur njoftonte gjobat për qytetarët që nuk vetëdeklarojnë vendbanimin.

Amnisti, gjoba, sërish amnisti

Postuar në 07 Gusht, 2017 18:48

Drejtori i Gjendjes Civile Bledar Doracaj, është rishfaqur sot në media për të deklaruar atë që dihej: kërkesën për shtyrje të amnistisë për gjobat për mosdeklarim vendbanimi në afat ligjor.

Shantazh me gjobën e radhës. DPGJC flet për Vendbanimin, drejtori për Gjendjen Civile

Postuar në 12 Korrik, 2017 15:55

Ata qytetarë që nuk e zhvendosin gjendjen civile, brenda afateve të përcaktuara, të 28 korrikut, do të ketë penalitet prej 10 mijë lekësh më 29 korrik. Fillon penaliteti”.

Paniku i qëllimshëm me lajmin për deklarimin e vendbanimit

Postuar në 09 Korrik, 2017 11:47

Dje qarkulloi një lajm sipas të cilit nëse nuk ndryshoni gjendjen civile brenda 28 korrikut, gjobiteni me 10 000 lekë. Protagonist i këtij lajmi që përhap panik, ishte drejtori i Gjendjes Civile, Bledar Doracaj, i cili shpjegonte efektet e disa amendimeve ligjore mbi ligjin aktual për Gjendjen Civile, përmes një dispozite kalimtare, e cila pushon efektin pikërisht më 28 korrik. Kjo dispozitë anulonte për 6 muaj sanksionet ekzistuese (nga 3000 lekë bëhen 10 000 lekë) për mosdeklarim në afat të vendbanimit të ri. 

Regjistrim popullsie me policë te dera, leje për të ndryshuar vendbanim

Postuar në 30 Janar, 2017 14:26

Qeveria ka marrë përsipër të disiplinojë lëvizjet demografike të popullsisë dhe hartografinë urbane përmes një ligji që do të detyrojë qytetarët të marrin leje sa herë duan të ndryshojnë adresë. Këtë e bëri të ditur ministri i Brendshëm, Sajmir Tahiri që sqaroi edhe rolin që do ketë policia në regjistrimin e ri të popullsisë.

Venbanimi i Komanit shpallet Zonë Arkeologjike

Postuar në 23 Shtator, 2015 21:55

Qeveria shqiptare ka vendosur dje të shpallë zonat e vendbanimit të Komanit, si zona arkeologjike. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 2, të nenit 30, të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave vendosi: 1.

Subscribe to RSS - vendbanimi